A ke zemër të (pa)ndarë?

Jun 21 • Meditimi i ditës

21 qershor 2019 – E premte, Shën Luigj Gonzaga, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor 11,18.21b-30; Ps 34,2-7; Mt 6,19-23)

 

Prania e Hyjit
Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria
O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e kuptoj dhe e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 


Ndërgjegjësimi
Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje e kuptim

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më lë përshtypje.


 

Mt 6, 19-23

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

19 “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! 20 Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.”

22 “Syri është dritëza e trupit. Në qoftë, pra, se syri yt është i shëndoshë, i tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por në qoftë syri yt i sëmurë, i tërë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë, pra, se drita që është në ty është errësirë, sa terr i madh do të jetë!”


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

• Ligji i Moisiut ishte shumë i saktë– mbulonte të gjitha shansedhe mundësitë. Jezusi na kujton edhe një herë se Ati shikon në zemër dhe na bën të pyesim se cilat janë prioritetet, përparësitë tona të vërteta, reale.
• Ku është zemra ime? Thesari im? A është diçka e përhershme që as tenja, as ndryshku nuk mund ta brejë, apo është thjesht diçka materiale apo, në thelb, si paraja, suksesi apo lavdia?
• Kur shikoj në zemrën time mund të shoh se ajo është e ndarë, e pavendosur, e copëtuar midis nënshtrimeve të ndryshme, konfliktuale, drita e së cilës është e dobët dhe nuk e ndriçon rrugën time të jetës. Me mirënjohje, i shikoj njerëzit që i admiroj për integritetin e tyre.
• Lutem për hirin e shenjtë të kem një zemrës të pandarë. Nëse zemra ime është në errësirë, do ta falënderoj Jezusin për Fjalën e Tij që më nxit të ecë në dritë.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi
Ku ndodhen
 ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam
 i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku
 kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
A e pranoj
 dritën apo lejoj që errësira ta turbullojë shikimin/vizionin tim?

O Zot, më ndihmo që të drejtohem nga mundësitë dhe shanset pozitive.

I ndaj ndjenjat e mia me Jezusin.

 


Përmbyllja
Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove, gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »