U shënua 10-vjetori i themelimit të Konviktit të vajzave “Urlika” të Motrave të Shën Kryqit

Jun 30 • Kisha në Kosovë

Konvikti i vajzave “Urlika” i Motrave të Mëshirshme të Shën Kryqit, ka shënuar 10-vjetorin e themelimit, që gjendet në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Ishte 11 nëntori i vitit 2005 kur u vu gurthemeli i Konviktit të Motrave të Mëshirshme të Shën Kryqit, fal idesë dhe punës së qëndrueshme të M. Smila, kurse sivjet mbush dhjetë vjet që kur ka filluar veprimtarin e tij për të pranuar vajzat, me qëllim për të kontribuar dhe mbështetur arsimin e tyre në Kryeqytet. Qëllimi bazë i këtij konvikti ka qenë për ndihmuar ata vajza, kryesisht të fshatrave të Kosovës, që nuk kanë mundësinë financiare apo kanë pengesa tjera që ia pamundësojnë arsimin. Që nga fillimi i saj, konvikti ka hapur dyert për të gjithë, pra të jetë me përbërje multietnike dhe multikonfesionale. Deri më tani ia ka dal pa pengesa.

Në shënimin e këtij mini-jubileu morën pjesë ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar me meshtarë, eprorja Provinciale e motrave, Motër Valeria Shiroki me përcjellëset e saja nga Gjakovo e Kroacisë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, eprorja Regjionale M. Franciska Molnar, Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer, Motrat Vinçenciane, disa prej prindërve të vajzave që banojnë në konvikt, e prej atyre që dikur kanë kaluar në konvikt, dhe banueset aktuale, të cilat e paraqitën edhe një program informues e argëtues para pjesëmarrësve.

Nga shërbimet e konviktit “Urlika”, deri tani kanë përfituar vajzat e të gjitha shtresave, të të gjitha vendeve të Kosovës, rreth njëmijë sosh, e prej tyre rreth 20% të ndihmuar, në mënyra të ndryshme. Kjo paraqitje u prezantua nga vetë udhëheqësit e konviktit me banueset e saja, si një e arritur maksimale në bazë të hapësirës dhe kushteve që konvikti ofron./drita.info

Teksti: Konvikti i vajzave“Urlika”, Prishtinë

Shpërndaje

Comments are closed.

«