Thirrja e Zotit mbi gjithçka

Jul 1 • Meditimi i ditës

1 korrik 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 18,16-33; Ps 103,1-4.8-11; Mt 8,18-22)

Prania e Hyjit

Ndërsa jam duke ndenjur këtu, Hyji është i pranishëm.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Do të ndalem një moment dhe do ta ndërgjegjësoj

praninë gjallëruese të Hyjit.

 


Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhë në jetën time.

 


Ndërgjegjësimi

Të jesh i vetëdijshëm për diçka domethënë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i vetëdijshëm se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso sesi të koncentrohem dhe të jem i qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Që ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë nevojitet të jem i vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.


Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj për të marrë vesh çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…


 

Mt 8, 18-22

 

18 Jezusi, kur e pa turmën e njerëzve që po e rrethonte, dha urdhër të kalojnë në anën tjetër. 19 Ndërkaq u afrua një skrib e i tha:

“Mësues, do të vij pas teje ngado që të shkosh.”

20 Jezusi iu përgjigj:

“Dhelprat kanë strofuj e zogjtë e qiellit çerdhe, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën.”

21 Një tjetër nga nxënësit e tij tha:

“Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë.”

22 Jezusi iu përgjigj:

“Eja pas meje e lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet!”


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Biri i njeriut nuk ka as ku ta mbështesë kokën.” Të jesh nxënës dhe i krishterë mund të jetë një çështje radikale dhe urgjente. Ajo madje mund të ketë përparësi sesa “varrimi i të vdekurve.” Kjo shprehje do të thotë se thirrja e Zotit ka përparësi mbi gjithçka tjetër.
  • Të jesh dishepull kërkon një besim të jashtëzakonshëm, mirëbesim dhe përkushtim. Cila është cilësia e angazhimit tim personal për Zotin dhe ungjillin e Tij?
  • O Zot Jezus, faleminderit që  më numëron në mesin e nxënësve të tu. Më jep gjithçka që kam nevojë për të të ndjekur me besnikëri.

 

Bashkëbisedimi

I/e vetëdijshëm/e se jam gjithnjë në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje,

dhe ia them të gjitha që kam ndër mend, çfarë kam në zemër,

si miku mikut.

 


Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »