Kardinali Pietro PAROLIN: E kam informuar Papa Françeskun për ngrohtësinë dhe gjallërinë e Kishës në Kosovë

Jul 4 • Kisha në botë, Kisha në Kosovë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin, nëpërmjet një letre dërguar Shkëlqesisë së Tij, Imzot Dodë Gjergjit, rikthen edhe njëherë vëmendjen e tij kah Kosova, gjegjësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, duke shpreh falënderimin për ftesën që i ka bërë bariu i kësaj Kishe, Imzot Dodë Gjergji, dhe për ngrohtësinë e madhe që e njëjta i ka dhuruar gjatë vizitës së tij treditore, më 8-10 qershor të këtij viti.

Kardinali Parolin, në letrën e tij dërguar Ipeshkvit tonë përshkruan përjetimet e tija me falënderim për vizitën e tij në Kosovë, kremtimin e meshës së shenjtë dhe ndarjen e sakramentit të krezmimit të rinjve në Konkatedralen e Prishtinës, rishugurimin e katedrales historike së Prizrenit, si dhe takimin me klerin, rregulltarët dhe katekistët e Dioqezës.

Për të gjitha këto e kam informuar Atin e Shenjtë Françeskun, i cili Ju siguron lutjet dhe nga zemra ju dërgon Bekimin Apostolik Juve, meshtarëve, rregulltarëve e rregulltarëve dhe gjithë besimtarëve.” – shkruan Sekretari i Shtetit, duke e përfunduar letrën me kujtimin e tij veçanërisht të ngrohtë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Sekretari i Shtetit të Varikanit, Kardinali Pietro Parolin, e pati vizituar Kosovën më 8-10 qershor të këtij viti. Gjatë kësaj vizite kremtoi dy meshë më 9 qershor: paradite, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, gjatë së cilës krezmoi edhe 43 kandidatë dhe u takua me popullin dhe shumë personalitete të Kosovës në pritjen solemne që u organizua për nder të tij, në Qendrën BogdaniPolis, në Katedrale, dhe në mbrëmje në Katedralen rinovuar të Zojës Ndihmëtare, të cilën e rishuguroi. Më 10 qershor, pati takim me kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe pastaj me klerin, rregulltarët dhe katekistët e Dioqezës./drita.info

 

Foto: Besim Ndau

Shpërndaje

Comments are closed.

«