Featured Video Play Icon

Njeti i lutjes i Papa Françeskut për muajin korrik i kushtohet integritetit të gjyqtarëve

Jul 4 • Kisha në botë

Sot Rrejti Botëror i Lutjes së Papa Françeskut ka publikuar videomesazhin e njetit të Papës për muajin korrik, nëpërmjet të cilit Ati i Shenjtë i grish besimtarët katolikë dhe kërkon të luten për integritetin e gjyqtarëve, pas ata mbajnë një përgjegjësi të madhe në punën e tyre të ndarjes së drejtësisë.  

Puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë – thekson Papa – pasi çdo akt i tyre bartë pasoja drejtpërdrejt në jetët e njerëzve. Prandaj, ata duhet të mbajnë të palëkundshme pavarësinë dhe paanshmërinë, në mënyrë që drejtësia ta ketë gjithmonë fjalën e fundit.  

Ja mesazhi i plotë i Papa Françeskut:

 “Vendimet e gjyqtarëve ndikojnë në të drejtat dhe pronën e qytetarëve. Pavarësia e tyre duhet t’i mbajë larg nga favoritizmi dhe nga presioni, të cilat mund të kontaminojnë vendimet që ata i marrin.

Gjyqtarët duhet të ndjekin shembullin e Jezusit, i cili kurrë nuk e ka negociuar të vërtetën.

Të lutemi për mbarështuesit e drejtësisë që të punojnë me integritet, në mënyrë që padrejtësia që mbretëron në botë mos ta ketë fjalën e fundit.”/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »