Buzëqeshja – një mbështetje terapeutike

Jul 8 • Opinion

Nga M. Franciska (Suzana) Lekaj

 

Një vend të rëndësishëm në komunikim, në krijimin e marrëdhënieve me tjetrin, zë edhe gjuha e trupit. Një gjë tё tillё e dёshmojnё studimet e shumta tё bëra mbi tё, nga ku rezulton se ne si njerëz, si individё, komunikojmё dhe pёrcjellim mesazhe, informacione tё ndryshme rreth nesh apo shoqёrisё sonё, jo vetёm pёrmes njё ligjerate tё mirёfilltё bisedore, infornale apo formale, por edhe pёrmes njё gjestikulacioni shumё tё zhvilluar, tё pёrsosur gjatё eksperiencave tona jetёsore, ku trupi ynё bёhet vetvetiu pёrçues i asaj çka duam tё shprehim. Me gjuhё trupi, kemi parasysh qëndrimet dhe gjestet, qё mbajmё dhe kryejmё gjatё komunikimit me tjetrin, tё cilave rrallё herё u kushtojmё vёmendjen e duhur, dhe pothuajse asnjёherё nuk thellohemi mё tej nё intrepretimin e tyre.

 Lind pyetja: A keni menduar ndonjëherë se edhe buzëqeshja është pjesë e gjuhës së trupit? A keni menduar për rolin dhe ndikimin që ajo ka? A keni menduar për funksionin, e fuqinë e saj?! Gjithashtu a keni menduar ndonjëherë se këtë mundësi, dhuratë për të buzëqeshur, e për të dhuruar buzëqeshje, e kemi vetëm ne si njerëz? Pёr tё qenё tё qartё, këtu nuk bёhet fjalë për rëndësinë dhe funksionin e saj në aspektin estetik, bukuria e së cilës rёndomё shfrytëzohet për përfitime e reklamime të ndryshme, por për aspektin e saj terapeutik e mbështetës.

Carlo Dossi shkruan:  Buzëqeshja është për bukurinë, ashtu si kripa për gjellën. Pohim ky qё vё në dukje ndikimin dhe rëndësinё e buzёqeshjes nё tёrёsinё e gjendjes njerëzore. Njё nga arsyet e kёtij kёndvёshtrimi ka tё bёjё pikёrisht me faktin, se kur buzëqeshim çdo organ i trupit ngacmohet pozitivisht, tensioni, stresi dhe ankthi, ulen.

Megjithatë, mendoj se ka pak njerëz, të cilët reflektojnё mbi rëndësinë dhe fuqinë që ka një buzëqeshje reale. Sot, nё komunikimin virtual, pёrmes internetit dhe atij telefonik, pёrmes kompjuterit dhe celularit tonё, e kemi tё mundur gjithashtu edhe komunikimin pёrmes imazheve, ose siç njihen ndryshe me emёrtimin ‘emoji’ apo ‘stickers’ tё buzëqeshjes, të cilat ose i kemi dërguar me SMS-ё, ose i kemi pranuar përmes SMS-ve, edhe pse ato nё vetvete pёrfaqёsojnё buzёqeshjen artificiale, virtuale.  Preferojmë tё zgjedhim kёtё lloj komunikimi, edhe pse  nuk e dimë rolin dhe funksionin që ai ka, apo ç’efekt ka ose shkakton ai, tek dёrguesi, e aq mё tepёr tek marrёsi. Mbi të gjitha, nuk duhet të anashkalojmё, neglizhojmё, nënvlerёsojmё, rëndësinё dhe fuqinё e buzëqeshjes.

Buzёqeshja, nuk duhet të jetё vetëm virtuale, si njё simbol ikonografik, apo njё ilustrim virtual në mesazhet që i dërgojmë njeri-tjetrit përmes celularit, kompjuterit, etj, por duhet të dimë të buzëqeshim, edhe kur i takojmë apo i kemi përballë tё njohurit apo tё afёrmit tanё, qё frekuentojmё nё pёrditshmёrinё tonё, sepse ajo është një formë komunikimi që nuk ka nevojë për fjalë dhe interpretim, edhe Makx Eastman thotë: Buzëqeshja është mënyra universale për të thënë: Mirësevini! Prej nga kuptohet, se buzëqeshja nё vetvete ёshtё njё mesazhi kaq i qartё dhe i kuptueshëm nga tё gjithё ne.

Buzëqeshja është gjesti i parë rrezatues, që përcjell menjёherё njё mesazh të fortë pozitiv, i cili perceptohet qartё dhe shpejt, edhe nga njё distancё e largёt. Me fjalё tё tjera, ajo është çelësi i zemrave dhe i suksesit. Herman Melville thotë: Një buzëqeshje është mjeti i duhur për çdo paqartësi të situatës (ambiguitetit). Mirëpo, nëse ndalemi dhe mendojmë pak, e kuptojmë se nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë të buzëqeshësh, sikurse flitet e shkruhet për të. Mjafton tё kemi parasysh kёtu faktin se ka disa lloje buzëqeshjesh, si; buzëqeshje artificiale, teatrale, mashtruese, të pasinqertë, boshe. Pavarёsisht kёsaj, nga sa lihet tё kuptohet sё jashtmi, buzëqeshjet e shtira, impersonale, dallohen qartazi prej tjetrit, aq sa edhe njerëzit, brenda vetes i nënçmojnë ato me pёrbuzje dhe i injorojnё ato.

 Ajo qё lё njё pёrshtypje dhe ndjesi tё bukur, shumё herё edhe pёr njё kohё tё gjatё, ёshtё buzëqeshja tërheqëse, e sinqertë, e ngrohtë, e thjeshtё, spontane, e pa sforcuar, e vërtetё, vëllazërore, që i zbut dhe i pushton zemrat, sepse del direkt nga thellësia e qenies njerëzore. Victor Hugo thotë: Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyrat njerëzore. Pikёrisht, pёr njё buzëqeshje tё tillё e ndjejmё nevojёn sot, dhe nga ana tjetёr neve, njё tё tillё duhet tё dimё t’ia dhurojmё tjetrit. Aftёsia pёr tё zotёruar këtë lloj buzëqeshje, tregon se kush jemi, tregon  personalitetin, formimin, pjekurinё, kulturën dhe edukatën tonё. William Arthur Ward thotë: Buzëqeshja e ngrohtë është gjuha universale e mirësjelljes.

Buzёqeshja pastaj, është edhe veprimi i parë pas të qarës, që fëmija bënë. Padyshim gjithashtu, edhe veprimi i parë i tij ndёrveprues me nёnёn dhe botёn qё e rrethon. Një tregues ky sё pari, për shëndetin e mirë të tij, sё dyti, nëpërmjet buzëqeshjes ai fillon dhe bëhet pjesë e shoqërisë sё cilёs i pёrketë. Pra, është gjesti i parë social, pozitiv, që instiktivisht mësohet prej njeriut.

Fjoder Dostojevski thotë: Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj.

 

Fuqia dhe rëndësia e buzëqeshjes

Studiues dhe psikologë tё ndryshёm, janё tё mendimit se buzëqeshja ka një rëndësi dhe fuqi aq të madhe, sa edhe të parezistueshme. Shkencёrisht ёshtё vërtetuar, sesa më shumë buzëqeshni, aq më pozitivё ndiheni brenda vetes, e po aq më tepër reagime pozitive do të dërgoni tek të tjerët. Njё gjё tё tillё e përforcon si me shkrim, ashtu edhe me dëshmi, shumë shkurt dhe qartë, shenjtëresha jonë Nënë Tereza, e cila thotë: Kurrë nuk do ta dimë sa do të bëjë vetëm një buzëqeshje e thjeshtë. E mё tej shton:

Buzëqeshi pesë herë në ditë dikujt, që vërtet nuk dëshiron t’i buzëqeshësh asnjëherë. Bëje për paqe. Sepse paqja fillon me një buzëqeshje. Buzëqeshini njëri-tjetrit.[…]Nganjëherë e kam të vështirë t’u buzëqeshi motrave të mia, por pastaj lutem. [1]

Ajo çka na mbetet është të pyesim veten, sesa rëndësi dhe fuqi ka buzëqeshja për mua, për ty, për ne? A e kam të vështirë të buzëqesh? A kam menduar ndonjëherë që me një buzëqeshje fillon paqja?  Janë pyetje, të cilat ndoshta asnjëherë nuk i kemi menduar, e aq më pak  t’ia keni drejtuar vetes, por të mendojmë e ta pyesim veten tonё sot, tani, sepse nuk është kurrё vonë.

Veçanërisht, të mos e harrojmë, të  mos e lëmë mёnjanё, të mos e neglizhojmë, fuqinë dhe rëndësinë e  buzëqeshjes, të mos ngurrojmë qё ta shfaqim atё. Ajo është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit, terapi për të sëmurët, por edhe për të gjithë të tjerët. Buzëqeshja mund të konsiderohet, një ilaç shumë i dobishëm sidomos për shoqërinë tonë sot. Rёndёsinё e saj, ka ditur ta pёrmbledhё nё njё fjali domethёnёse Anna Candelo: Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, e më  çmueshme se diamanti.

Buzëqeshja, është e rëndësishme sepse është një tregues i mirё miqësie e  besnikërie. Është një lëvizje çarmatosëse. Është ajo, që e fut gëzimin brenda pragut të derës dhe sjell kënaqësi në marrëdhënie. Është formula e miqësisë. Kush buzëqesh, guxon. Buzëqeshja, nuk është diçka e thjeshtë, është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë art, por kur të keni arritur ta mësoni artin e buzëqeshjes, jeta do t’ju duket më e lehtë, suksesi shumë i arritshëm, e zemra e njerëzve më pak hermetike. Fabrizio Caramagna thotë: Buzëqeshja e lejon shpirtin të marrë frymë.

Buzëqeshja, sё bashku me sjelljen dhe fjalën e mirë, ndihmon në zgjidhjen edhe të problemeve më të rënda, e përmirëson shëndetin në të gjitha dimensionet, si atë psikik, shpirtëror dhe fizik. Pasi buzëqeshja, prodhon buzëqeshje. Njeriu i buzëqeshur, gjithmonë dhe kudo, është mysafir i mirëseardhur.

Buzëqeshja nuk kushton asgjë, por ka një rëndësi, fuqi dhe domethënie të madhe. Ajo i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin. Është e shkurtër si rrufeja, por mbetet në kujtesë përgjithmonë. Pra, mos të kemi frikё të dhurojmë buzëqeshje, sepse askush nuk është aq i pasur, sa të mos i nevojitet një buzëqeshje, dhe askush nuk ёshtё aq i varfër, sa buzëqeshja të mos mund ta pasuronte.

Të kujtojmë se buzëqeshja është e pamundshme të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet,  sepse ajo nuk është një objekt, por është një dhuratë që vetëm ne, si qenie, si njerëz, si individё e posedojmë atё, e cila na buron direkt nga brendësia e zemrёs dhe na dhurohet zemёrgjerёsisht. Douglas Horton thotë: Buzëqeshni, është një terapi falas.

Së fundmi, duhet të na ngulitet mirë në mendje, se buzëqeshja është një nga faktorët më të çmueshëm të personalitetit tonë. Pra, të dhurojmë sa më shumë buzëqeshje, sepse është një dhuratë, dhe si e tillё duhet dhuruar, pa ngurrim e drojë.

Buzëqeshni, sepse jemi të gjithë të druajtur, të lodhur, të stresuar, të ngarkuar emocionalisht e fizikisht, dhe vetëm buzëqeshja mund tё na qetësojë. Falni pra, gjithmonë buzëqeshje!/drita.info

 

REFERENCA

Dale Carnegie, Psikologjia e suksesit 1, 2003, Prishtinë.

Allan & Barbara Pease, Gjuha e trupit, 2014, Tiranë.

H.G. Watson, Sekretet që ju bëjnë simpatikё, 1995, Tiranë.

 

——–

[1] Nënë Tereza, Në Zemër të botës ,  Përktheu:  Alfred Beka,  fq.13.

Shpërndaje

Comments are closed.

«