Të dërguar në shërbim të drejtësisë, të së vërtetës dhe dashurisë

Jul 10 • Meditimi i ditës

10 korrik 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 41,55-57; 42,5-7a.17-24a; Ps 33,2-3.10-11.18-19; Mt 10,1-7)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyj e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

“Shpirti ynë shpreson në Zotin, ai është ndihma dhe mburoja jonë.”

 … Ndërsa po hyn në lutje sot, a mund ta marrësh ndonjë ngushëllim nga këto fjalë të Psalmit 33? Se Hyji do të të mbrojë dhe të udhëzojë, në Të mund të besosh dhe jesh i/e sigurt.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lutem për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

I jap vetes kohë – e dëgjo Fjalën e Hyjit me mend e zemër,

ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.


Ps 33,2-3.10-11.18-19

 

1 Galdoni, o të drejtë në Zotin,

të drejtëve u ka hije lavdërimi!

2 Lavdërojeni Zotin me kitarë,

bini gëzueshëm lirës me dhjetë korda!

10 Zoti i shpartallon synimet e popujve,

i pështjellon qëllimet e kombeve.

11 Synimi i Zotit qëndron për amshim,

mendimet e zemrës së tij prej breznie në brezni.

18 Ja, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë,

mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij:

19 për t’i shpëtuar nga vdekja

e për t’i ushqyer në kohën e urisë.


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sot kemi një psalm të gëzuar plot me falënderim për gjërat e mira që na janë dhënë nga krijuesi ynë. Ka diçka të gëzueshme te ky psalm, nuk është një këngë vajtimi. Përkundrazi është një këndim me muzikë të ndritshme dhe klithje të forta! A mund të të kujtohet ndonjë kohë kur e ke ndjerë këtë? Le të të kujtohet tani qëndro me këto kujtime.
  • Ekziston një kontrast midis njerëzve të lumtur që besojnë në “këshillat e kombeve” dhe njerëzve të lumtur që besojnë në këshillën e Zotit. Mendo një moment se çfarë mund të thotë kjo frazë në botën tonë sot.
  • Ndërsa e dëgjon sërish psalmin, dëgjo veçanërisht mënyrën se si përshkruhen këshillat e Hyjit: e vërteta, dashuria, bujaria, hapja e zemrës dhe besimi në Zot.
 

Bashkëbisedimi

Në momentet e fundit të kësaj reflektimi, mendo se si mund ta sjellësh të vërtetën, dashurinë, bujarinë, hapjen e zemrës dhe besimin në Zot në botën ku jeton sot.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ti na dërgon për të shpallur Lajmin e mirë të Mbretërisë së qiellit. Na dërgon në një mision predikimidhe shërimi, për të shpallur mesazhin e dashurisë shpëtuese të Hyjitatyre që janë më në nevojë.

Më ndihmo, o Zot, ta kuptoj se si besimi im, gjithashtu, mund të ketë një dimension misionar. Më trego se si mund të jem një instrument i dashurisë satenë takim me të tjerëtdhe të kontribuoj që në këtë botë tëmbretërojë Mbretëria jote e drejtësisë, së vërtetës dhe dashurisë.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »