Si e paramendon Jezusin?

Jul 14 • Meditimi i ditës

14 korrik 2019 – E diela 15 (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e dtiës: Lp 30,10-14; Ps 69,14.17.30-31.33-34.36ab.37; Kol 1,15-20; Lk 10,25-37)

 

Prania e Hyjit

Të lavdëroj, o Zot, Krijuesi ynë.

Ndërsa hyj në lutje tani, a mund të filloj duke e pranuar Zotin? – duke njohur madhështinë e Hyjit, të Vërtetin, të Përjetshmin, Shenjtin në praninë e të cilit po qëndroj, tani?

 

Liria

Hyji nuk është mish i huaj në trupin tim.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

Duke më nxituar butësisht në atë çfarë është e mirë.

Lutem për hirin e shenjtë që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë.

 

Ndërgjegjësimi

E di se Hyji më do pa kusht.

Për këtë arsye sinqerisht e vështroj ditën e kaluar, ndodhitë dhe përjetimet.

A ekziston diçka që do të duhej të isha mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Kol 1,15-20

 

15 Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm,

i Parëlinduri ‑ para çdo krijese.

16 Sepse në Të u krijua çdo gjë

në qiell e në dhe,

çka shihet e çka nuk shihet:

qoftë Fronet, qoftë Zotërimet,

qoftë Principatat, qoftë Pushtetet

‑ gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të.

17 Ai është para çdo gjëje

dhe çdo gjë qëndron në Të.

18 Ai është Kryet e Trupit ‑ Kishës;

Ai është Fillimi,

i Parëlinduri ndër të vdekurit

‑ që të jetë në gjithçka i Pari.

19 Sepse Hyjit i pëlqeu

të banojë në Të e tërë Plotësia

dhe, me anë të Tij,

20 ‑ duke vendosur paqen me anë të gjakut të kryqit [të Tij] ‑

të pajtojë me vete gjithçka

qoftë në tokë qoftë në qiell.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

Për tre shekujt e parë pas vdekjes së Jezu Krishtit të krishterët u përpoqën të përpunonin atë që duhet dhe nuk duhet të thuash për Krishtin. Në leximin tonë sot, Shën Pali shpreh, në mënyrë poetike, se kush është Jezu Krishti për të. Si të bën të ndihesh kjo lloj poezie, ky lloj i të shkruarit për Zotin?

Krishti është si njerëzor ashtu edhe hyjnor. Shën Pali e shpreh këtë bukur në tekstin e sotëm: “Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm”. Kur e shohim njeriun Jezus, shohim shëmbëllesën, imazhin e Hyjit. Pra, kur i lexojmë tregimet për Jezu Krishtin në ungjij, na zbulohet diçka nga Hyji. Le të kujtohen leximet e javës së kaluar. Si e paramendon Jezusin?

Dëgjoje sërish leximin: Kërkoji Hyjit që të të frymëzojë: zgjedhe vetëm një fjalë ose shprehje nga leximi dhe përtype atë: le të të përsëritet në kokë. Çfarë të thotë?

 

Bashkëbisedimi

Po të ishte kërkuar të thuash se kush është Krishti për ty, sot, çfarë do të thoshe?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Kërkesa themelore e Ligjit – dashuria ndaj Hyjit dhe dashuria ndaj të afërmit –shprehet më së miri në mënyrë praktike duke treguar mëshirë ndaj atyrenë nevojë. Samaritani, një pagan, është i afërmi ivërtetë për njeriun e plagosur. Ai e vënë praktikë ligjin, edhe pa e ditur atë. Duhet `të shkoj e të bëjë edhe unë kështu.`

Shëmbëlltyra e Jezusit i trondit dëgjuesit. Një Samaritan, një jo-Hebre, vepron siç kërkon Ligji. Në këtë mënyrë, ai gjithashtu kualifikohet ‘për të trashëguar jetën e pasosur’. O Zot, më mësose dashuria dhe empatia, dhembshuriajanë gjithçka që vërtetë ka rëndësi? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »