Jezu Krishti para së gjithash

Jul 15 • Meditimi i ditës

15 korrik 2019 – E hënë, Shën Bonaventura, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal  1,8-14.22; Ps 124,1-8; Mt 10,34 – 11,1)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjejetë qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur meshpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj, i dëgjoj këto fjalë, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë admirimi.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?

 

Fjala

Tani e lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje,

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.

– – –

Mt 10, 34-11,1

 

Në atë kohë Jezusi u tha apostujve të vet:
34 “Mos mendoni se erdha të sjell paqen mbi tokë. Nuk erdha të sjell paqen, po shpatën. 35 Sepse erdha të ndaj

djalin prej të atit,

vajzën prej s’ëmës,

të renë prej vjehrrës,

36 Njeriu do t’i ketë armiq familjarët e vet.

37 Kush e do të atin e të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua! 38 Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua! 39 Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkakun tim, do ta rifitojë.”

40 “Kush ju pranon ju, më pranon mua; e kush më pranon mua, pranon Atë që më dërgoi mua. 41 Kush e pranon profetin pse është profet, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; kush e pranon të drejtin, pse është i drejtë, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit. 42 Kush ia jep ndonjërit prej këtyre të vegjëlve, madje edhe një gotë uji të freskët, pse është nxënësi im, për të vërtetë po ju them: nuk do t’i humbë shpërblimi!”

1 Kur Jezusi i kreu porositë që deshi t’ua japë dymbëdhjetë nxënësve të vet, u nis së andejmi për të mësuar e për të predikuar në qytetet e atjeshme.

 – – –

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ky pasazh përmban një numër shprehjesh të Jezusit se çka do të thotë të jesh dishepull/nxënës. Ai drejtpërdrejt nuk i dëshiron tensionet dhe përçarjet në familje, por dëshiron ta vëmë Hyjin në vendin e parë dhe t`i pranojmë pasojat. Mënyrat janë të ndryshme me të cilat ungjilli pranohet apo refuzohet.
  • “… madje edhe një gotë uji të freskët” ka një kuptim të përhershëm. Kjo e vërtetë ndriçon dinjitetin e çdo personi, pa marrë parasysh se sa është i vogël dhe i parëndësishëm.
  • O Zot, më ndihmo të shoh fytyrën tënde në të afërmit e sidomos në të varfrit dhe nevojtarët, dhe t’iu përgjigjem sipas këtyre nevojave. Kur ka qenë hera e fundit që ta kem qerosur një lypës me një kafe, lëng apo çaj?
  • E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të ma tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »