Mëshira “skandaloze”

Jul 19 • Meditimi i ditës

19 korrik 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 11,10 – 12,14; Ps 116,12-13.15.16b-18; Mt 12,1-8)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tijin…

 

Liria

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (shën Injaci)
Lutem për hirin e dorëzimit tim të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie, raporte,

në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I lejoj vetes t`i ndiej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë këputur:
për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.

 

Fjala

Ta meditosh Fjalën e Zotit, kjo do të thotë që të sillesh rreth një pjese të tekstit të lexuar apo të dëgjuar, atë ta përvetësosh, ta zbërthesh (deshifrosh) dhe t`i zbulosh bashkëlidhjet. Bibla është një tërësi që plotësohetdhe interpretohetNë fillim tëBiblës thuhet: Fryma e Zotit endej përmbi ujëra” – pastaj: “bota u krijua”. Pikërisht ashtu si te leximi apo dëgjimi i Biblës ndodh diçka e repër Ty, për mjedisin Tënd, për botën.

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit, dhe vërej çka po ndodh në zemrën time.


Mt 12, 1-8

 

1 Në atë kohë ‑ një të shtunë ‑ Jezusi kaloi nëpër të mbjella. Nxënësit e tij të uritur, filluan të këpusin kallinj e të hanë. 2 Kur i panë farisenjtë, i thanë:

“Ja, nxënësit e tu po bëjnë çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën!”

3 Jezusi u përgjigj:

“Vallë a nuk keni lexuar ç’bëri Davidi kur u urit ai dhe shoqëruesit e tij? 4 Si hyri në Shtëpinë e Hyjit dhe i hëngrën bukët e kushtuara, që nuk ishte e lejueshme t’i hante as ai as shoqëruesit e tij, por vetëm priftërinjtë? 5 Apo nuk keni lexuar në Ligj se priftërinjtë e prishin të shtunën në Tempull në ditë të shtuna e nuk bëjnë mëkat? 6 E unë po ju them: është këtu diç më e madhe se Tempulli! 7 Ta kishit kuptuar se ç’do të thotë fjala: ‘Dua mëshirën e jo flinë’, nuk i kishit dënuar këta njerëz që s’po bëjnë faj. 8Biri i njeriut është me të vërtetë i zoti i të shtunës!”


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

• Jezusi tregon mirëkuptim dhe dhembshuri për nxënësit e vet, të cilët janë të uritur në ditën e Shabatit – të shtunën. Thotë se një reagim i mëshirshëm përballë nevojave njerëzore është më i rëndësishëm se sa respektimi skllavërues i të shtunës. “Për të vërtetë po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua.“ (Mt 25, 40) 
• Për Jezusin, të praktikuarit e mëshirës dhe dhembshurisë, sidomos ndaj `fajtorëve` dhe nevojtarëve, është shumë më e rëndësishme sesa kushtimi i flive në tempull dhe ritualet formale. 
• O Zot, më liro nga skllavëria e ligjit dhe më ndihmo që ta përjetoj “lirinë e lavdisë së bijve të Hyjit.” (Rom 8, 21)

Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.

E lexoj tekstin; e imagjinoj vendin ku kryhet ngjarja e pjesës së zgjedhur; e imagjinoj tërë ngjarjen, gjithë skenën.

Jo si të shikoja ndonjë film, por si të isha i pranishëm vetë unë në atë ngjarje. E gjithë ajo më përket edhe mua.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »