JUBILE: Imzot Zef Gashi, të shtunën kremton 50-vjetorin e meshtarisë
Këtë të shtunë, më 27 korrik 2019, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të kremtohet 50-vjetori i meshtarisë i Imzot Zef Gashit, argjipeshkëv i Tivarit në pension, ish famullitar i Prishtinës, misionar në Shqipëri dhe argjipeshkëv në Argjipeshkvinë e Tivarit. Ky jubile i artë përkon edhe me 80-vjetorin e lindjes dhe 20-vjetorin e shugurimit të tij ipeshkëv.
Për të shënuar këtë jubile të artë të birit të ipeshkvisë sonë, do të organizohen dy ngjarje:
Ora 10:00 – Paraqitje e librit “Kujtimet e mia. Rrjedha jetësore-Ngjarje-Ditar-Kronika,” botim i SH. B. “Drita”, Prishtinë 2019, me autor Imzot Zef Gashi. Paraqitja do të bëhet në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Ora 11:00 – Mesha e Shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Ad multos annos Mons. Zef Gashi. Zoti të dhashtë jetë të gjatë me shëndet dhe bekime!/drita.info