Nesër shugurohet Kisha e re në Famullinë e Gllogjanit

Jul 26 • Kisha në Kosovë

Nesër, e shtunë, 27 korrik 2019, do të shugurohet kishës e re e Shën Ndout në Famullinë e Gllogjanit, që gjendet në rajonin e Lugut të Baranit.

Mesha e shenjtë e shugurimit do të kremtohet në ora 18:00, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës dhe në prani të besimtarëve të Gllogjanit dhe gjithë Lugut të Baranit.

Shugurimi i kishës së re, është një ngjarje e rëndësishme kishtare dhe kulturore për këtë rajon – Lugun e Baranit – pasi kjo famulli ka qenë qendër e fuqishme që ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në qëndresën e identitetit të krishterë dhe kombëtar të popullit tonë, duke u shquar me klerikët e mëdhenj martirë që e kanë shkruar historinë e Kosovës, siç ishte Atë Luigj Palaj./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »