Nesër do të shugurohet kisha e Shën Jozefit në Pjetërshan

Aug 2 • Kisha në Kosovë

Nesër, e shtunë, 3 gusht 2019, në ora 18:00 do të bëhet shugurimi i Kishës famullitare të Shën Jozefit në Pjetërshan. Meshën e shugurimit do ta udhëheq Shkëlqesia e Tij, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, në bashkëkremtim me meshtarë të dioqezës.

Me pjesën e Shkrimit të shenjtë, të zgjedhur për ftesën zyrtare, “Ti je Pjetër – Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!” (Mt 16, 18), bashkësia e Famullisë së Pjetërshanit dhe gjithë kisha dioqezane është në festë për këtë dhuratë të madhe./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »