Rezistencë e çuditshme ndaj veprave të bukura të Zotit

Aug 2 • Meditimi i ditës

2 gusht 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lev 23, 1.4-11.15-16.27.34b-37; Ps 81,3-6ab.10-11ab; Mt 13,54-58)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon.

Qëndroj në heshtje një moment,
dhe bëhem i/e vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

Falë hirit të shenjtë të Hyjit më është dhuruar jeta në liri.

Lirisht kënaqem në të mirat që Ai i ka krijuar për mua.

O Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj ashtu siç e ke paramenduar ti,

me besim të plotë në kujdesin tënd të butë për mua.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë, pa u ngutur,

dhe ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

– – – 

Mt 13,54-58

 

Si erdhi në qytetin ku ishte rritur, i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: “Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk është biri i zdrukthëtarit? 55

Po a nuk i quhet e ëma Mari e vëllezërit Jakob, Jozef, Simon e Judë? 56 Po a nuk janë ndër ne të gjitha motrat e tij? Nga, atëherë, i erdhën këtij të gjitha këto?” 57 E kjo u shkaktonte mosbesim në të. Prandaj Jezusi u tha: “Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet!”

58 Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli.

– – – 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Njerëzit shpesh herë dinë të thonë se dikush i ka lënduar. Kjo përgjithësisht do të thotë se dikush diçka ka thënë apo bërë kundër një bindjeje të dikujt apo të asaj çka dikush e mban për të vlefshme apo të shenjtë.
  • Njerëzit e kanë lënduar Jezusin sepse e fliste të vërtetën e cila ishte urtësia e Hyjit, por të cilën njerëzit megjithatë nuk dëshironin ta dëgjonin. Pa marrë para sysh se çfarë thoshte apo bënte, njerëzit do ta lënin, lëndonin dhe qëndronin në qëllimin për ta vrarë. Jezusi fliste dhe vepronte me fuqinë e Hyjit.

 

Bashkëbisedimi
A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »