10 mënyrat si ta përkujtojmë gjatë muajit Gusht Zemrën e Papërlyer të Marisë

Aug 6 • Këndvështrime

Çka paraqet muaji Gusht për Katolikët dhe si ta nderoni me devocion në shtëpitë tuaja.

 

A e keni ditur se Kisha Katolike për secilin prej 12 muajve të vitit ka zgjedhur një devocion? Gushti është muaji i bukur kushtuar Zemrës së Papërlyer të Marisë. Duke vazhduar me shpalosjen e devocioneve për çdo muaj, këtu po paraqesim 10 mënyrat që mund t`i shfrytëzoni për të lidhur më shumë jetën tuaj me Zemrën e Papërlyer të Marisë.

 

Mbaje me vete për gjatë gjithë muajit Medaljen e Mrekullueshme të Marisë

Ky devocion mund të vazhdoj edhe pasi të ketë mbaruar ky muaj! Pjesa e pasme e Medaljes së Mrekullueshme ka Zemrën e Papërlyer të shporuar më shpatë. Nëse nuk e keni një medalje të tillë, është koha më e mirë ta gjeni një dhe ta bekoni, e pse jo t`ia dhuroni edhe dikujt në familje apo shoqëri. Mbajeni si shenjë e devocionit dhe dëshmisë për fuqinë që lutja ka.

 

Ndërto një altar në shtëpi për ta nderuar Zemrën e Papërlyer 

Zgjedh ndonjë pikturë, foto të Zemrës së Papërlyer apo statujë ku paraqitet Zemra e Papërlyer e Marisë dhe atë vendoseni në qendër të tryezës tuaj të ngrënies. Nxitni fëmijët t`u ndihmojnë në zgjedhjen e luleve që do zbukurojnë altarin që e keni kushtuar në shtëpi. Kërkoni nga ta të zgjedhin lule ngjyrë të kuqe ose pink (mundësisht nga kopshti juaj apo dyqani që keni afër), të cilat do t`iu kujtojnë zemrën e bukur të Marisë.

 

Nxitni fëmijët të bëjnë ëmbëlsira apo biskota në formë të zemrës

Dekoroni ato me krem ëmbëlsirash ngjyrë pink ose të kuqe. Caktoni një moment familjar lutje të përditshëm në nderim të Zemrës së Papërlyer të Marsië, duke lutur e recituar lutje mariane që keni për zemër, duke kënduar këngë të bukura mariani, si, “Ave Maria” (së bashku si familje) dhe në fund të shijoni desertin kushtuar Zojës. Që ta bëni edhe më kuptimplote, bëni ëmbëlsira të mjaftueshme apo biskotë të madh dhe ndajeni atë edhe me të tjerë jashtë familjes.

 

Fëmijët le të bëjnë kartolina me Zemrën e Papërlyer

Ta përdorin gjysmën e letrës së kompjuterit. Në ballinë fëmijët ta pikturojnë zemrën. Pastaj rreth zemrës të pikturojnë lule. Në fund, ta vizatojnë edhe shpatën e dhembjes. Nëse fëmijët janë të vegjël  për të pikturuar, mund ta bëni ju një gjë të tillë kurse fëmijët ta ngjyrosin zemrën dhe pastaj me letërngjitëse që kanë formën e luleve, e stolisnin pikturën. Ndihmoju fëmijëve që të shkruajnë një mesazh dashurie brenda kartolinës dhe të njëjtën t`ua dhurojnë gjyshërve, të afërmve apo miqve, si shenjë dashurie.

 

Fillo devocionin e pesë të shtunave të para

Një devocion i tillë quhet edhe Vepër Ripërtëritëse kushtuar Zemrës së Papërlyer të Virgjërës Mari. Ky devocion na është kërkuar nga Zoja Jonë e Fatimes. (në këtë link mund të gjendet mënyra si ta kryeni këtë vepër ripërtëritëse: http://www.themostholyrosary.com/appendix2.htm).

 

Lute çdo mëngjes Lutjen e Kushtimit Mëngjesor të Zojës së Fatimes

Kremtoje Zemrën e Papërlyer të Marisë duke lutur çdo mëngjes gjatë këtij muaji Lutjen e Kushtimit Mëngjesor të Zojës së Fatimes, përfshirë edhe këto fjalë që thërrasin Zemrën e  Papërlyer:

Gjaku i Paçmuar i Jezusit, na shpëto!

Zemra e Papërlyer e Marisë, lutu për ne!

Zemra Tejet e çmuar e Jezusit, ki mëshirë për ne!

Amen.

 

Kalo një pjesë të kohës duke medituar për Profecinë e Simon plakut

Teksti i bukur i Lukes 2,35 na përkujton shpatën që do ta tejshpojë zemrën e Marisë. Kaloje një kohë duke lexuar, medituar dhe lutur mbi këtë tekst. Profecia e Simonit paraqet edhe pikëllimin e parë të Marisë.

 

Lute Rruzaren e Zojës me shenjat e mundimit

Mënyrën si do ta lutesh Rruzaren e Zojës dhe lutjen kushtuar Zemrës së Zojës së Papërlyer, i gjeni në librin “Shutja shpirtërore”.

 

Shko në Meshë me 15 gusht, në festën e Ngjitjes së Zojës së Bekuar në Qiell

Rrumbullakos në kalendar këtë datë si të obligueshme (e enjte) që të marrësh pjesë në meshë,  për t`iu lutur në këtë Festë Zemrës së Papërlyer. Festë tjetër e rëndësishme për të nderuar Zemrën e Papërlyer  me meshën e shenjtë (nuk është e obligueshme) është ditë e enjte, 22 gushtit, Shën Maria Virgjër Mbretëreshë. E pse mos të ndaleni pas meshe të ndizni qirinj në një altarin e Marisë ne famulli, për qëllimet tuaja?

 

Kushtoja veten Zemrës së Papërlyer

Ky është një muaj i rëndësishëm për t`ia kushtuar vetën Zemrës së Papërlyer të Marisë, duke e lutur këtë lutje të kushtimit të vetvetes Zemërs së Papërlyer të Zojës:

O Zemra e Papërlyer e Zojës së bekuar,

unë po ta kushtoj e po ta shuguroj ty përgjithmonë krejt vetveten,

që t’i përgjigjem dashurisë së sate,

që të shpërblej fyerjet që të bëjnë disa bij tu të pamiradijshëm

e që të dëgjoj dëshirën tëndet

e dëshirën e Shenjtit Atë Papë.

Denjohu të pëlqesh jëtë kushtim të përvujtë.

Shpirti im, trupi im, jeta ime, janë gjëja jote;

e pasi unë jam krejt i yti,

ti më ruaj e më del zot si gjësë sate. Amen./drita.info

 

Burimi: aleteia.org

Përkthimi për Dritë: V.B.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »