Sot, fillon nëntëditëshi në nder e lavd të Zojës së Letnicës
Sot, më 6 gusht 2019, fillon nëntëditëshi kushtuar Zojës së Letnicës, që kremtohet në Shenjtëroren e Dioqezës tonë Prizren-Prishtinë.
Si viteve të kaluara, që kemi zgjedhur një temë të posaçme për homelitë e këtyre ditëve përgatitore, ashtu edhe këtë vit, këshilli përgatitor ka caktuar temën e sivjetme. Pasi vitin e kaluar, më 5 shtator 2018, është shpallur Dioqeza e re Prizren-Prishtinë, një dhuratë kjo e madhe për Kishën tonë në Kosovë që vjen nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. E kemi parë si moment të volitshëm që gjatë përgatitjes sonë tradicionale nëntëditore për festën Të Ngriturit e Shën Marisë Virgjër në Qiell – Zoja e Madhe, të kemi për temë të homelive tona Kishën, të mbështetur kryesisht në Kushtetutën dogmatike mbi Kishën “Lumen Gentium”, të Koncilit II të Vatikanit.
Meshët gjatë nëntëditëshit do të jenë në ora 19:00
Dita e parë, e martë, 06. 08. 2019
Tema e homelisë: Kisha – dimensioni i saj hyjnor dhe njerëzor
Kremtuesi: Don Shtjefën Dodes
Dita e dytë, e mërkurë, 07.08. 2019
Tema e homelisë: Kisha – shtëpi e kthimit dhe e pajtimit (rrëfimi)
Kremtuesi: Don Anton Uka
Dita e tretë, e enjte, 08. 08. 2019
Tema e homelisë: Kisha – sakrament në Krishtin (eukaristia)
Kremtuesi: Don Tomë Karrica
Dita e katërt, e premte, 09. 08. 2019
Tema e homilisë: Kisha martire, fara e krishterimit
Kremtuesi: Don Lush Sopi
Dita e pestë, e shtunë, 10. 08. 2019
Tema homelisë: Kisha – familja e dytë e të krishterit
Kremtuesi: Don Marjan Topalli
Dita e gjashtë, e diele, 11. 08. 2019
Tema homelisë: Kisha – populli i Hyjit
Kremtuesi: Don Dominik Qerimi
Dita e shtatë, e hënë, 12. 08. 2019
Tema e homelisë: Thirrja e gjithëmbarshme për shenjtëri në Kishë
Kremtuesi: Don Marjan Demaj
Dita e tetë, e martë, 13. 08. 2019
Tema homelisë: Virgjëra Mari, Nëna e Kishës
Kremtuesi: Don Viktor Sopi
Dita e nënë, e mërkurë, 14. 08. 2019. Vigjilja e festës
Tema homelisë: Kisha – ungjillëzuese dhe misionare
Kremtuesi: Imzot Dodë Gjergji
Triditëshi në gjuhën kroate
Më 12. 08. 2019, ora 17:00 – Don Mato Palić
Më 13. 08. 2019, ora 17:00 – Don Kristë Gjergji
Më 14. 08. 2019, ora 17:00 – Don Lush Gjergji
Adhurimi me të Shenjtërueshmin Sakrament
Gjatë nëntëditëshit do të ketë adhurim për çdo ditë (6 – 13 gusht), nga ora 21:00-22:00. Gjatë kësaj kohe do të jetë edhe mundësia për rrëfim. Adhurimin do ta udhëheqin në këtë renditje:
Dita e parë, e martë, 6 gusht: Don Shtjefën Dodes
Dita e dytë, e mërkurë, 7 gusht: Don Jeton Thaqi
Dita e tretë, e enjte, 8 gusht: Don Marajn Lorenci
Dita e katërt, e premte, 9 gusht: Don Meriton Dedaj
Dita e pestë, e shtunë, 10 gusht: Nikollë Spaqi, diakon
Dita e gjashtë, e diele, 11 gusht: Samuel Ramaj, diakon
Dita e shtatë, e hënë, 12 gusht: Don Marjan Demaj
Dita e tetë, e martë, 13 gusht: Don Viktor Sopi
Takimi me të rinj
Më 11 gusht, ditë e diele, në ora 18:00 do të jetë takimi me të rinj, të cilin do ta udhëheq Don Alfred Sokoli, përgjegjës për baritoren rinore në Dioqezën tonë.
Mesha për të moshuar dhe të sëmurë
Mesha kushtuar të të moshuarëve dhe të sëmurëve, do të jetë të shtunën, më 10 gusht, në ora 11:00, të cilën do ta prijë Don Ndue Gjergji. Kjo meshë do të jetë e përgatitur për të moshuar dhe të sëmurë, për ‘iu mundësuar edhe atyre një përkujdesje pastorale që të mund të përjetojnë përgatitjen për festë sa më mirë. Gjatë meshës do të ndahet edhe sakramenti i vajimit. Pas meshe do të shtrohet një koktej për të bashkëndarë çaste të lira me ta.
14 gusht – Vigjilja e Festës
Ora 11:00: Mesha e përkujtimit të shugurimit të Kishës në Letnicë. (Kremtues: Don Kastriot Idrizi).
Ora 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letincës. Shtegtimit të besimtarëve dhe meshtarëve i prinë bariu ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Ora 17:00: Pritja solemne e Ipeshkvit dhe shtegtarëve
Ora 17:30: Mesha në gjuhën kroate, i prinë Don Lush Gjergji.
Ora 19:00: Mesha e Vigjiljes në gjuhën shqipe, i prinë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji. Pas meshe do të jetë procesioni tradicional me truporen e Zojës Lurdit.
Ora 21:00 – 22:00: Pastoral për shtegtarë të komunitetit Rom (e udhëheq Don Marjan Lorenci)
Ora 22:00-24:00: Adhurim, lutje dhe meditim në dy gjuhë – shqip dhe kroatisht. (Udhëhequr nga Don Mato Palić dhe Don Marjan Uka).
15 gusht – Dita e Festës
Ora 07:00: Mesha në gjuhën shqipe
Ora 09:00: Mesha në gjuhën kroate
Ora 11:00: Mesha solemne e Festës. I prinë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Pas meshe procesioni tradicional me truporen e Zojës së Letnicës.
16 gusht – Shën Rroku
Ora 09:00: Mesha në Shasharë në gjuhën kroate.
Ora 11:00: Mesha në Letnicë në gjuhën shqipe.
Zoja e Letnicë, Nëna e Kishës, ndërmjetësoftë për të gjithë shtegtarët e na sjelltë bekime e hire prej Birit të Saj, Jezu Krishtit, që të mund të shijojmë denjësisht përkatësinë e Kishës. E përcjelltë Kishën tonë Dioqezane me dashurinë amnore për ta dëshmuar Ungjillin në shoqërinë tonë!/drita.info
« Papa nuk flet për meshtarinë, por për meshtarin Fuqia e lutjes ndërmjetësuese »