Nesër shugurohet diakon Samuel Ramaj

Aug 7 • Kisha në Kosovë

Nesër, e enjte, 8 gusht 2019, seminaristi Samuel Ramaj, nga Famullia e Shën Jozefit në Stubëll, do të shugurohet diakon në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Mesha e shugurimit do të kremtohet në ora 11:00, të cilën do ta udhëheq Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv ynë, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës sonë.

Samueli është fëmija i tetë i Qeshk dhe Difa Ramaj, i lindur më 03.01.1994 në Stubëll të Epërme, komuna e Vitisë. Vjen prej një familje të madhe prej 9 fëmijësh, 5 djem e 4 vajza. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje. Seminarin e vogël dhe gjimnazin e kryen në Prizren gjatë viteve 2009-2011.

Studimet filozofike-teologjike i ka filluar në vitin 2012 në Shkodër në Seminarin Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”, ndërsa këtë vit, në shtator, do të vazhdojë studimet në Napoli të Italisë, për të përfunduar vitin e fundit të studimeve të tija./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »