Veprat tona zbulojnë (mos)besimin tonë

Aug 8 • Meditimi i ditës

8 gusht 2019 – E enjte, Shën Domeniku, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Nr 20,1-13; Ps 95,1-2.6-9; Mt 16,13-23)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke e filluar këtë meditim, Hyji është i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon.
Qëndroj në heshtje një moment,
dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori në mënyrë të mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke e ndier veten sot?

Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta dëgjoj Fjalën e Hyjit me mend e zemër,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua – që më lë mbesa.

– – – 

Mt 16, 13-23

13 “Kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:

“Ç’thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?”

14 Ata u përgjigjën:

“Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremia ose një ndër profetët.”

15 “Po ju ‑ u tha atyre ‑ ç’thoni: kush jam unë?”

16 Iu përgjigj Simon Pjetri:

“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë!”

17 Atëherë Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! 18 Edhe unë po të them: Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!

19 Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.”

20 Atëherë i urdhëroi nxënësit që të mos i tregojnë askujt se është ai Mesia.

21 Që atëherë Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të skribëve, se do ta vrisnin e të tretën ditë do të ngjallej.

22 Atëherë Pjetri e ndau veças e filloi ta qortojë:

“Mos e thashtë Zoti, Zotëri! Ty s’do të të ndodhë një gjë e tillë!”

23 Jezusi u kthye e i tha Pjetrit:

“Shporru meje, he djallë! Je shkandull për mua, sepse nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!”

– – – 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Ç` thua ti, lexues i këtyre fjalëve, kush është Jezusi? Njerëzit do të dinë se në kë besojmë në qoftë se e shohin cilësinë e jetës sonë, përngjasimin tonë me Jezusin, dhembshurinë dhe besimin tonë në faljen e mëkateve.
  • Jezus, ti je Udha, e Vërteta dhe Jeta. Na ndihmo që të ndjekim shpirtin dhe të vërtetën tënde. Na mbaj afër vetes dhe mos lejo të ndahemi kurrë prej teje.

 

Bashkëbisedimi

Ç` ndodhë në mua kur lutem?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin ndenjur o ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndier.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Misioni tokësor i yt, Jezus, ishte i karakterizuar me përvujtëri, konflikt dhe dështim. O Zot, më ndihmo që të jem në gjendje ta pranoj përvujtërinë, konfliktin dhe dështimin në jetën time personale? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »