Hapat e vegjël na forcojnë

Aug 9 • Meditimi i ditës

9 gusht 2019 – E premte, Shën Terezja e Kryqit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:  Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 45,11-12.14-17; Mt 25,1-13)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.

E kundroj praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lus që t`i lejoj

që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta dëgjoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë o ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

– – – 

Mt 25, 1-13

 

1”Atëherë Mbretëria e qiellit do t’u përngjajë dhjetë virgjërave, të cilat i morën dritëzat e veta e i dolën para dhëndrit. 2 Pesë prej tyre ishin marroqe e pesë të mençura. 3 Tashti, këto marroqet, morën me vete dritëzat, por nuk morën vajin. 4 Ndërsa ato të mençurat, morën me vete bashkë me dritëzat e veta edhe vaj në enë.

5 Pasi dhëndri u vonua, u kotën të gjitha dhe i zuri gjumi. 6 Rreth mesnatës u dha lajmi: ‘Ja, dhëndri! Dilini përpara!’ 7 Atëherë të gjitha virgjërat u çuan dhe i rregulluan dritëzat e veta. 8 Atëherë marroqet u thanë të urtave: ‘Na jepni prej vajit tuaj se po na ndalen dritëzat.’ 9 Të mençurat u përgjigjën: ‘ Assesi! Që të mos na mungojnë neve dhe juve, më mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete!’

10 Kur ato shkuan të blejnë, erdhi dhëndri e ato që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë dhe u mbyll dera. 11 Më vonë ia behën edhe virgjërat e tjera e thanë: ‘Zotëri, o zotëri, na e çel derën!’ 12 Por ai iu përgjigj: ‘Përnjëmend po ju them: nuk ju njoh!’

13 Prandaj: rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën!”

– – – 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Duhet të jemi të përgatitur pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në jetë. A jam i/e mençur? A e mbaj shtëpinë time të pastër dhe dritëzën ndezur për kthimin e Zotërisë?
  • O Zot, na jep dhuratën e madhe të mençurisëtë përgatitemi mirë për ardhjen tënde. Na mëso që të marrim hapa të vegjël do të na forcojnë në dobësinë tonë. Na jep vizion që do të na ndihmojë t`i mbajmë sytë tanë përqendruar kah ti, thesarin tonë të jetës.

 

Bashkëbisedimi

“Rrini zgjuar – mos flini.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të vigjilosh të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«