Të shërbejmë aty ku jemi të dërguar

Aug 10 • Meditimi i ditës

10 gusht 2019 – E shtunë, Shën Lorenci, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës:  2Kor 9,6-10; Ps 112,1-2.5-9; Gjn 12,24-26)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.

Në kohën, si tani, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde

si dhe për dashurinë tënde të pakufizuar ndaj meje.

 

Liria
Po të dëshironte Hyjit të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?

Po të donte të më jepte zemër apo sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë?

Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale

dhe për çiltëri, të jem i hapur se çfarë dëshiron Hyji të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi
Si po e ndjej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?

Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala
O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

– – –

Gjn 12, 24-26

 

24 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes,

mbetet e vetme;

po nëse vdes

jep shumë fryt!

25 Kush e do jetën e vet, do ta humbë.

Ai që e urren jetën e vet në këtë botë,

ai do ta ruajë për jetën e pasosur.

26 Kush do të më shërbejë,

le të vijë pas meje.

Ku jam unë,

atje do të jetë edhe shërbëtori im.

Atë që do të më shërbejë,

do ta nderojë Ati im.”

– – –

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Nuk është e mjaftueshme që kokrra e grurit të vdes për të sjellë fryte. Ajo duhet të “bie në tokë”. Ne prej vetvetes nuk mund të arrijmë asgjë. Ne kemi nevojë për ushqim që na jep Jezusi, sepse ai është jeta jonë.
  • Jezusi thotë që “ta ndjekësh” atë dhe “t`i shërbesh” atij nuk është e njëjta gjë. Nuk është në dorën tonë që të zgjedhim se si ose ku do t`i shërbejmë. Në rend të parë duhet ta ndjekim atë dhe t`ia lëmë atij të na çojë atje ku ai dëshiron të shërbejmë. Nxënësi nuk mund të thotë, “Unë çaj rrugë.”

 

Bashkëbisedimi
Hyji mund të na përdorë për të mirë në jetën e shumë njerëzve. Por për një gjë të tillë duhet ta ndjekim Jezusin, jo tekat dhe dëshirat tona. Duhet t`i kushtojmë jetët tona dhe të pyesim: “O Zot, çfarë dëshiron të bëj sot nga jeta ime?”

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ma jep dhuratën e lirisë që të mund të lirohem nga të gjitha ato gjëra për të cilat jam lidhur. Mos e pengofsha Shpirtin tënd që të veprojë në mua. Vepro nëpërmjet meje, që edhe unë si Zoja e Bekuar të mund të të sjell te të gjithë me jetët e të cilëve vij në kontakt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«