Kisha Katolike uron Bashkësinë Islame për Kurban Bajramin

Aug 11 • Kisha në Kosovë

Në emër të Kishës Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqezës Prizren–Prishtinë, Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, kanë vizituar sot BIK-un dhe kanë uruar festën e Kurban Bajramit.

Në deklaratën për media, Don Lush Gjergji, duke e uruar të gjithëve vëllezërve dhe motrave shqiptar të besimit islam, u shpreh: Feja shndërrohet në veprim përmes dhurimit dhe dashurisë. Urojmë që besimtarët e Bashkësisë Islame, por edhe gjithë besimtarët tjerë dhe njerëzit e vullnetit të mirë të përcaktohen për flijim dhe dhurim. Kjo e nderon Zotin, është e dobishme për gjithë ata që e zbatojnë, sepse flijimi dhe dhurimi është karakteristika e atyre që besojmë edhe mbi të gjitha e atyre që e dashurojnë Zotin si krijues dhe shpëtimtar”./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »