Programi i Festës së Zojës së Letnicës 2019

Aug 14 • Kisha në Kosovë

Ky është programi i festës së Zojës së Letnicës – Të ngriturit e Marisë Virgjër në Qiell – e cila kremtohet në Shenjtëroren e Zojës në Letnicë.

 

14 gusht – Vigjilja e Festës

Ora 11:00: Mesha e përkujtimit të shugurimit të Kishës në Letnicë. (Kremtues: Don Kastriot Idrizi).

Ora 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letincës. Shtegtimit të besimtarëve, meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltareve i prinë bariu ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Ora 17:00: Pritja solemne e Ipeshkvit dhe shtegtarëve

Ora 17:30: Mesha në gjuhën kroate, i prinë Don Lush Gjergji.

Ora 19:00: Mesha e Vigjiljes në gjuhën shqipe, i prinë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji. Pas meshe do të jetë procesioni tradicional me truporen e Zojës Lurdit.

Ora 21:00 – 22:00: Pastoral për shtegtarë të komunitetit Rom (e udhëheq Don Marjan Lorenci)

Ora 22:00-24:00: Adhurim, lutje dhe meditim në dy gjuhë – shqip dhe kroatisht. (Udhëhequr nga Don Mato Palić dhe Don Marjan Uka).

 

15 gusht – Dita e Festës

Ora 07:00: Mesha në gjuhën shqipe

Ora 09:00: Mesha në gjuhën kroate

Ora 11:00: Mesha solemne e Festës.  I prinë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Pas meshe procesioni tradicional me truporen e Zojës së Letnicës.

 

16 gusht – Shën Rroku

Ora 09:00: Mesha në Shasharë në gjuhën kroate.

Ora 11:00: Mesha në Letnicë në gjuhën shqipe.

 

Zoja e Letnicë, Nëna e Kishës, ndërmjetësoftë për të gjithë shtegtarët e na sjelltë bekime e hire prej Birit të Saj, Jezu Krishtit, që të mund të shijojmë denjësisht përkatësinë e Kishës. E përcjelltë Kishën tonë Dioqezane me dashurinë amnore për ta dëshmuar Ungjillin në shoqërinë tonë!/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »