Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Znj. Marija Kapitanoviq

Aug 17 • Kisha në Kosovë

Sot, në orët e paradites, më 17 gusht, Imzot Dodë Gjergji ka pritur në vizitë lamtumirës Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Znj. Marija Kapitanoviq.

Në takimin njëorësh, u kujtuan momentet e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fusha të ndryshme gjatë mandatit katër vjeçar të ambasadores Kapitanoviq.

Imzot Dodë Gjergji, e falënderoj ambasadoren për punën e saj në Kosovë, për raportet korrekte ndaj Kishës dhe qytetarëve të vendit tonë dhe i urojë suksese në vazhdimin e misionit të saj në diplomacinë kroate nëpër botë. Kurse Znj. Kapitaniviq, u shpreh se ishte shumë e lumtur që ka shërbyer në Kosovë dhe ka pasur rastin e mirë të kontribuojë për marrëdhëniet mes dy shteteve mike, Kroacisë dhe Kosovës./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »