Zjarri i dashurisë

Aug 18 • Meditimi i ditës

18 gusht 2019 – E diela 20-të gjatë vitit (C), MOMENT I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Jer 38,4-6.8-10; Ps 39; Heb 12,1-4; Lk 12,49-57)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar. Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
dhe më tërheq pas çdo gjëje që është e mirë,
duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 12, 49-53

 

49 “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë! 50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!

51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen! 52 Që tani, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve:

53 babai do të zihet me djalin,

e djali me babain,

nëna me të bijën,

e bija me t’ëmën,

vjehrra me të renë

e reja me vjehrrën.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Merre me mend një çast imazhin e “zjarrit”. Jezusi e përdor në kuptimin negativ. Nuk ka të bëjë këtu me vlim apo ngrohje. Ka të bëjë me rrezikun, panikun, shkatërrimin – për të ndezur një zjarr nën dikë, padyshim në familje!
  • Jezusi shpesh përdor deklarata shqetësuese për të përcjellë të vërtetën. A është ky një shembull i tillë?
  • A përfshin zgjedhja e ndjekjes së Jezusit gjithmonë rrezikun, panikun, shkatërrimin? Gjatë kohës që e dëgjon sërish fragmentin biblik, pyete veten: Si ndihesh kur e ndjek Jezusin në jetën tënde të përditshme?

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Në Ungjillin e sotëm Jezusi është i shqetësuar për ta parë zjarrin e dashurisë së Hyjit të përhapet nëpër mbarë globin. Gjon Pagëzuesi kishte premtuar se Jezusi do të pagëzojë me Shpirtin Shenjt dhe me zjarr. Zjarri i dashurisë së Hyjit është dukshëm i hedhur në tokë në ditën e Rrëshajëve, e falënderojmë Zotin për këtë.

O Zot, bëj që sot të mund ta përjetojmë zjarrin e dashurisë sate në zemrat tona. Shenjtërit ishin të prekur nga `zjarri i Hyjit`, Edhe ne dëshirojmë të njëjtën gjë për veten tonë. Vetëm kështu mund të jemi nxënësit, dëshmitarët e tu të vërtetë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »