Gjërat materiale nuk janë ai thesari që jam duke e kërkuar

Aug 19 • Meditimi i ditës

19 gusht 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Gjyq 2,11-19; Ps 106,34-37.39-40.43ab-44; Mt 19,16-22)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.
Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.
Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.
Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,
Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë se si jam.
Si po kalon dita? Si po e ndjej veten në këtë moment?
Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit me mend e zemër,
dhe ndalem në atë fjale apo fjali që më prek, që më lë përshtypje.

–  – – 

Mt 19,16-22

 

16 Dhe ja, iu afrua një njeri dhe e pyeti:

“Mësues, çfarë të mire më duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?”

17 Ai iu përgjigj:

“Përse më pyet për të mirën? Sepse vetëm Njëri është i mirë! Por, nëse dëshiron të hysh në jetë, zbatoji urdhërimet!” 18 “E cilat? ‑ pyeti ai.

Jezusi i tha:

“Mos vra

Mos the kurorën!

Mos vidh!

Mos bëj dëshmi të rreme!

19 Ndero babain e nënën tënde!

Dhe duaje të afërmin tënd porsi vetveten.”

20 Djaloshi i tha:

“Të gjitha këto i kam zbatuar. Çka më mungon tjetër?”

21 Jezusi iu përgjigj:

“Nëse do të jesh i përsosur, shko, shit çka ke, faljua skamnorëve e ke për të pasur thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq mua!”

22 Por, kur djaloshi e dëgjoi këtë fjalë, shkoi i trishtuar, sepse kishte pasuri të mëdha.

–  – – 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur bëjmë nganjëherë pyetje lidhur me Zotin, s`na pëlqen përgjigjja. Kur Jezusi e vë në provë këtë djaloshin për t`i lënë gjërat materiale që i kishte mbledhur, i riu u largua i trishtuar. A më prek ndonjëherë zemra, sepse e di që Zoti kërkon prej meje diçka që s`jam i gatshëm ta braktisë?
  • Më mëso, o Zot, sesi të lirohem nga gjërat që më robërojnë. Nganjëherë disa gjëra më pengojnë për të ndjekur ty nga afër. Më ndihmo ta kuptoj se gjërat materiale nuk janë ai thesari që jam duke e kërkuar. Më ndihmo që të mbledh thesar të përhershëm të një marrëdhënie të fortë me ty.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Orët e mëngjesit me freskinë e tyre frymojnë diçka nga risia e Zotit. Vetëdijesoja vetes, çfarë dite është sot. Dhe vendose këtë ditë nën bekimin e Zotit. Atëherë çdo ditë bëhet mister, mundësi për të rrezatuar diçka nga ajo që e përbën esencën tënde. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »