Akademi për Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës në 40 vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe (1979)

Aug 24 • Kisha në Kosovë

Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, organizon Akademi për të shënuar  40 vjetorin e Shprërblimit Nobel për Paqe (1979) të Nënë Terezës, në ditën e lindjes së saj, më 26 gusht, ditë e hënë, në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet nën Katedrale. Akademia fillon në ora 19:30.

Ky aktivitet shënon edhe fillimin e ditëve të Nënë Terezës që do të zgjasin deri më 5 shtator, kur kremtohet ditëfesta liturgjike e Shenjtëreshës në Katedralen e Prishtinës, që i kushtohej asaj.

 

PROGRAMI

 

Lexim i dy teksteve të Nënë Terezës:   

Unë e kam në zemër Popullin tem shqiptar

Vendi im

(interpreton Arijeta Ajeti, aktore)

 

Kënga:  Nënës së mirë – Porosia”  (interpreton Lule Brahimi dhe Kori i studentëve )

 

Promovim i librit:

Don Lush Gjergji “E kam në zemër popullim tem Shqiptar. Bisedime me Shën Nënën Tereze”, Drita 2019   (nga Visar Zhiti, shkrimtar)

 

Poezi dhe lexim:

Duaje Jetën”  

Pjesë nga Fjalimi i Nënë Terezës në Shenjtëroren e Letnicës

(interpreton Arijeta Ajeti, aktore)

 

Këngë:  N’Cërnagore kem një Nanë”  (interpreton Kori i Studentëve)

Kumtesë:Nënë Tereza – Nobelistja e Çmimit Nobel për Paqe” (nga Xhavit Beqiri, profesor)

 

Fjala përmbyllëse:

“Pse ky libër i ri për Nënë Terezën”  (nga Don Lush Gjergji, biograf i Nënë Terezës)

 

Për të gjithë pranishmit do të shtrohet koktej rasti në pjesën e Qendrës “Agora”, për të festuar ditëlindjen e Nënës sonë/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »