Dramë jete

Aug 29 • Meditimi i ditës

29 gusht 2019 – E enjte, Matirizimi i Shën Gjon Pagëzuesit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer Jr 1,17-19; Ps 71,1-6b.15ab.17; Mk 6,17-29)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.
Në momentin si ky tani bëj, o Zot, që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë sate
si dhe për dashurinë tënde të pakufi ndaj meje.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.
Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
M`i ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.

– – – 

Mk 6, 17-29

 

17 Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua. 18 Gjoni, pra, i thoshte Herodit: “Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!” 19 Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte. 20 Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë. 21 Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë. 22 Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: “Më kërko ç’të duash dhe unë do të ta jap.” 23 Dhe iu betua: “Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!.” 24 Ajo doli dhe i tha s’ëmës: “Çfarë duhet t’i kërkoj?” Ajo u përgjigj: “Kokën e Gjon Pagëzorit!.” 25 Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: “Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit.” 26 Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve. 27 Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit. 28 Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s’ëmës. 29 Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.

– – – 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Me kë mund të identifikohem këtë dramë jete, dhe pse? Me Herodin i cili është i shqyer në mes admirimit që kishte për Gjonin dhe vajzës joshëse kishte kërcyer? Me Herodiadën që kishte pritur gjatë për këtë moment dhe në fund mori hak? Me Gjonin i cili mori rrezikun duke e kritikuar Herodin dhe është i ballafaquar tani me vdekje?

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet nëpërmjet tekstit të Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »