Momentet e vetmisë, lutjes dhe reflektimit forcojnë identitetin

Sep 4 • Meditimi i ditës

4 shtator 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshm e

(Leximet e ditës: Kol 1,1-8; Ps 52,10-11; Lk 4,38-44)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia hapi pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

E ndiej një nevojë për ta lënë zhurmën përjashta,

Zhurmën që pengon dhe ndanë,

Zhurmën që më përshkon dhe ngulfat.

E ndiej nevojën për t`iu kthyer Zotit që ta dëgjoj.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimete mia kah Ti.

Po i lë mënjanëpunët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.


 

Lk 4, 38-44

 

38 Si doli prej sinagogës, hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta e i bënë lutje për të. 39 Ai u përkul kah ajo, u urdhëroi etheve ‑ e ato e lëshuan. U çua aty për aty dhe u shërbeu.

40 Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që ishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme, i binin tek ai e Jezusi i shëronte duke vënë duart mbi secilin prej tyre. 41 Prej shumëkujt dilnin djajtë e thoshin: “Ti je Biri i Hyjit!” Jezusi u kërcënohej dhe ua ndalonte të flisnin, sepse e dinin se ai ishte Mesia.

42 Kur zbardhi drita doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Turmat u vunë ta kërkojnë, e kur e gjetën, u munduan ta ndalnin të mos largohej prej tyre. 43 Ai u tha:

“Më duhet ta shpall Ungjillin e Mbretërisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë punë jam dërguar.”

44 E predikonte nëpër sinagoga të Judesë.


 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Duket e habitshme që Jezusi u largua nga turma që e kërkonte. Këndvështrimi i tij ishte më ndryshe ngaajo çfarë mund të pritej. Ai fliste nga perspektiva e jetës së vet, nga qendra e lidhjes me Atin e vet. Ai shkoi në një vend të shkretë dhe të vetmuar për të qenë në gjendje për ta dëgjuarfjalën e Hyjit. Pas kësaj ai mundi t`iu përgjigjej nevojave të turmës.

·                     Kam nevojë për momente vetmie, lutjeje dhe reflektimi që të forcohem dhe ta zbuloj rishtas identitetin dhe orientimin tim të vërtetë.

 

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit, o Zot, për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. O Zot, bëj që të gjejmë ty në vendet e braktisura të zemrave tona dhe bëj që kjo të na çojë drejt një besimi më të thellë në ty dhe në premtimet e tua. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«