Programi i Festës së Shën Nënë Terezës në Katedralen e Prishtinës – 5 shtator 2019

Sep 4 • Kisha në Kosovë

Shumë të nderuar besimtarë/e, 

miq e dashamirë,

të devotshmit e Shën Nënë Terezës!

Me gëzim ju njoftojmë se ditëfesta liturgjike e Shenjtës sonë Shën Nënë Tereza, do të kremtohet solemnisht më 5 shtator, ditë e enjte, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Pas 10 ditëve të ditëve të Nënë Terezës (26 gusht- 4 shtator), që filluan në ditën e lindjes së saj, më 26 gusht 2019, dhe pas nëntëditëshit me lutje e përshpritëri kushtuar Shenjtës në Katedralen kushtuar asaj, që është përgatitje shpirtërore, Kisha me falënderim ndaj Zotit, shpall programin e festës:

 

VIGJILJA E FESTËS (e mërkurë, 4 shtator 2019)

10:00 – 12:00Në ambientet e Katedrales do të zhvillohet Aksioni i bamirësisë i Caritas Kosova në bashkëpunim me Katedralen Shën Nënë Tereza, për personat nevojtar. Do të dhurohen artikuj ushqimor dhe veshmbathje.

18:00 – 19:00Sakramenti i rrëfimit.

18:30 – 19:00Lutja e Rruzares dhe litanitë e Nënë Terezës

19:00 – 19:45 Mesha e shenjtë e vigjiljes dhe lutje pranë Altarit të Reliktit të Shën Nënë Tereza, të cilat do t’i udhëheq Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës.

 

DITËFESTA (e enjte, 5 shtator 2019)

10:00 – 11:00 Pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

11:00 – 12:00 – Mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës sonë Prizren- Prishtinë, Shkëlqesia e Tij Imzot Dodë Gjergji.

12:30 – 13:30 – Koktej rasti për të pranishmit.

19:00 – 19:45 Mesha e shenjtë në Katedrale. 

 

Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e more në vitin 1979 në Oslo.

Duke i grishur të gjithë qytetarët të marrin pjesë përshpirtërisht në festën e Shenjtës sonë, lusim Shën Nënë Terezën të ndërmjetësojë për të gjithë, Kishën dhe Popullin tonë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«