10 mënyrat si ta nderojmë Zojën e Dhimbshme këtë Shtator

Sep 6 • Këndvështrime

Çka paraqet muaji Shtator për Katolikët dhe si ta nderoni me devocion në shtëpitë tuaja.

 

A e keni ditur se Kisha Katolike për secilin prej 12 muajve të vitit ka zgjedhur një devocion? Për katolikët, Shtatori është muaji i kushtuar Zojës së Dhimbshme, i cili vjen menjëherë pas devocionit të Gushtit, kushtuar Zemrës së Papërlyer dhe i paraprinë devocionit të Tetorit, kushtuar Zojës Rruzare. Shtatori paraqet kohën ideale për ta forcuar lidhjen tonë me Zojën e Bekuar. Duke vazhduar me shpalosjen e devocioneve për çdo muaj, këtu po paraqesim 10 mënyrat që mund t`i shfrytëzoni për të nderuar gjatë shtatorit Zojën e Dhimbshme.

 

  1. Mos ik nga dhembjet e tjerëve

Je i pranishëm me krejt qenien tënde, edhe kur është tejet e rëndë t`i kuptosh vështirësitë e tjerëve. Dëgjoje me vëmendje tjetrin kur t`i paraqet dertet, pikëllimin, dhembjen apo vetminë e vet. Mundohu t`i ofrosh kohën dhe ndjenjat tua.

 

  1. Futi ndjenjat në veprim

Ofrohu butësisht të ndihmosh tjetrin në vuajtjet e tij, duke i bartur kryqin për pak momente, sikur Simoni prej Cirene. Ofrohu të dërgosh një mik te mjeku, të vizitosh dikë në spital, të lutësh Rruzaren për një njet të veçantë që dikush ka, ta zëvendësosh një nënë të tejngarkuar në ruajtjen e fëmijës ose të kalosh pak kohë më njerëz të vjetër të fisit tënd, në mënyrë që tjerët të mund t`i kushtojnë pak kohë vetes nga puna dhe kujdesi për tjerët.

 

  1. Bëja dhuratë foton e Zojës së Dhimbshme dikujt i cili po vuan

Mund të jetë një figurë, një fletëlutje, statujë ose edhe një foto e printuar nga kompjuteri. Kështu i ofron tjetrit bashkëpjesëmarrjen në vuajtjen e tij dhe mundësinë që dhembjet e tij të flasin, duke i dhënë një kuptim më të çmueshëm dhembjes së tij.

 

  1. Lute Rrozarën e fuqishme të shtatë dhembjeve të Zojës ose devocionin ndaj shtatë dhembjeve

Devocioni ndaj shtatë dhembjeve përfshinë lutjen e shtatë Falem Mari në ditë, duke e përcjell secilën me meditimin e njërës prej shtatë dhembjeve të Zojës, e të cilat janë:

  1. Profecia e Simonit.
  2. Ikja në Egjipt.
  3. Humbja e Jesusit Fëmijë në tempull.
  4. Takimi i Jezusit dhe Marisë në Udhën e Kryqit.
  5. Kryqëzimi dhe Vdekja e Jezusit.
  6. Zbritja e Trupit të Jezusit nga Kryqi dhe përgatitja për varrim.
  7. Varrimi i Jezusit.

Rruzarja e Shtatë Dhembjeve përfshinë shtatë pikëllimet ashtu siç përkujtohen misteret gjatë rruzares së rëndomtë, por tash me shtatë të Falem Mari në vend të një dhjetëshe. Fillojeni çdo shenjë të dhembjes me Ati Ynë.

 

  1. Dhuro ndonjë gjë

Edhe po të jetë ajo ndonjë qindarkë, jepe që t`i ndihmosh ata që vuajnë.

 

  1. Lutu çdo ditë për dikë që po vuan dhe tregoj atij për veprimin tënd

Ky muaj është një rast i mirë për ta lutur këtë lutje për nderë të Festës së Zojës së Dhimbshme, që i bije me 15 shtator;

O Hyj, në Mundimet e të cilit një heshtë ka shporuar zemrën më të dashur të shenjtës Virgjërës Mari, të parakallxuar nga Simoni, ki mëshirë për ne që më dhembje i kujtojmë dhimbjet e saj, e bëj të marrim frytet e bekimeve të Mundimit Tënd. I cili jeton e mbretëron, në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve.Amen.

 

  1. Ndeze qiriun para shtatores së Zojës së Bekuar, në Kishën e famullisë tënde

Kalo një pjesë të kohës në lutje dhe medimit me lutjet kushtuat Zojes së Bekuar.

 

  1. Improvizo në shtëpinë tënde një altar për Zojën e Dhimbshme

Zgjedh një figurë të Zojës së Dhimbshme dhe stolise atë me lule gjithmonë të freskëta në shenjë dashurie dhe ndez qirinj kur të luteni para saj. Vendos afër figurës të Zojës një fletore të vogël shënimesh ku se cili anëtar i familjes do të shënoj një veprim dashurie që do ndërmarr këtë muaj si ngushëllim për Zojën e Dhimbshme.

 

  1. Gjejë një figurë të “Pieta”, të Mikelagjelos

Medito mbi atë pamje madhështore që të frymëzohesh për lutje. Me këtë skulpturë madhështore, Mikelangjelo ka pasqyruar gjashtë dhimbjet e Marisë, në njërën prej veprave më të mëdha të artit të gjitha kohëve.

 

  1. Dëgjoje Stabat Mater for Alto Solo RV 621

E kompozuar nga prifti katolik, At Antonio Vivaldi, e quajtur edhe si “Nëna e Dhimbshme”. Është një vepër e pa krahasueshme dhe shumë e qëlluar për t`ju shoqëruar në lutje.

 

Burimi: aleteia.org    

Përkthimi për Dritë: V.B.

Shpërndaje

Comments are closed.

«