Zoti nuk heq dorë prej nesh përkundër sjelljes sonë

Sep 7 • Meditimi i ditës

7 shtator 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Kol 1,21-23; Ps 54,3-4.6.8; Lk 6,1-5)

 

Prania e Hyjit

Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat.

Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
Dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
Ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Të jesh i/e vetëdijshëm/e për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin

se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 6, 1-5

 

1 Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin. 2 Atëherë disa farisenj thanë:

“Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”

3 Jezusi iu përgjigj:

“A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij? 4 [Si] hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s’kishte leje t’i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?”

5 Dhe u tha:

“Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.”

– – –

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit  të Shenjtë:

  • Farisenjtë gjithmonë përshkruhen me ngjyra të errëta në Besëlidhjen e Re. A ju duket se janë të motivuar nga urrejtja? Nëse po, si duhet të reagojnë ndjekësit e Jezusit në dritën e thënieve të Jezusit për “armiqtë”?
  • Farisenjtë ishin armiq të Kishës së hershme, por gjithashtu përgjegjës për mbajtjen e bashkësisë së Hebrenjve pas shkatërrimit të Jerusalemit. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj tyre?

– – –

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lutem me Shkrimit e Shenjtë?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa këtij meditimi metekstin e Shkrimit të Shenjtë. Shikuar nga jashtë, farisenjtë i vinin re gabimet e të tjerëve. Shikuar nga brendaata ia uronin vetvetes për sjelljen e tyre të mirë. Jezusi i fton që shikimine tyre ta drejtonin kah Hyji dhe mos ta kërkonin vetëm shkronjën e ligjit, por ta kërkojnë atë që është në zemrën e Hyjit.

Hyji është çelësi i vetëm për të mirën tonë. Hyji nuk heq dorë prej nesh edhe atëherë kur sjellja jonë është zhgënjyese. 

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«