Vendimet jetësore merren në lutje

Sep 10 • Meditimi i ditës

10 shtator 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Kol 2,6-15; Ps 145,1-2.8-11; Lk 6,12-19)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të dua ty sikurse më do ti mua.

Kurrë mos më ndaftë ndonjë gjë prej teje.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj, si po e ndiej sot veten?
Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala


Lk 6, 12-19

 

12 Ndër ato ditë Jezusi shkoi në një mal për t’u lutur. Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit. 13 Kur zbardhi drita, i thirri nxënësit e vet e prej tyre zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët edhe i quajti apostuj: 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andreun, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun, 15Mateun, e Tomën, Jakobin e Alfeut, Simonin që quhej Zelltar, 16 Judën e Jakobit edhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.

17 Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit, 18 që kishin ardhur për ta dëgjuar e për t’u shëruar prej sëmundjeve të veta. Shëroheshin edhe ata që i mundonin shpirtrat e ndytë. 19 Të gjithë këta njerëz kërkonin ta preknin, sepse prej tij dilte një fuqi që shëronte gjithkënd.


Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  • Nuk pushojmë së admiruari dhe çudituri se sa njerëz të zakonshëm kanë qenë ata që Jezusi i zgjodhi si bashkëpunëtorëtdhe ndjekësit e tij më të ngushtë. Atas`kishin pasuri, arsim apo ndonjë pozicion në pushtet. Ata dinin të ishin frikacakë, grindavecë dhe ambiciozë. Por ata kishin diçka në brendësinë e tyre, diçka për të ofruar: lejuan veten që t`i tërheqë Jezusi.
  • O Zot, largoje nga unë çdo gjë që do të më pengonte a bllokonte për të pranuar ftesën tënde personale që ma bën. Merrmë te vetja jote – duaqë të të shërbej si një mik dhe dëshmitar i yt. Dua të të pranoj me mirënjohje si vëllain tim.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet personalisht në tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso ta dalloj dorën tënde në vepër në jetën time të përditshme.

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«