Në Kryqin e Krishtit na u dhurua liria për jetë të re

Sep 14 • Meditimi i ditës

14 shtator 2019 – E shtunë, Lartësimi i Kryqit të shenjtë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës:  Nr 21,4b-9 (ose: Fil 2,6-11); Ps 78,1-2.34-38; Gjn 3,13-17)

 

Prania e Hyjit

“Ja, para derës qëndroj dhe trokas”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i lirë nga çdo formë urrejtje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë jam falënderues.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

– – – 

Gjn 3, 13-17

 

13 Askush nuk u ngjit në qiell,

përveç Birit të njeriut

që zbriti nga qielli.

14 Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi

gjarprin në shkretëtirë,

po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,

15 që kushdo të besojë në të

ta ketë jetën e pasosur.

16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën

sa që dha një të vetmin Birin e vet

kështu që, secili që beson në të,

të mos birret,

por të ketë jetën e pasosur.

17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin

që ta dënojë botën,

por që bota të shpëtojë nëpër të.

 

– – – 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

  • E unë, kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit” (Gjn 12,32). Kryqin e Krishtit liria dhe lindja jonë janë për një jetë të re. Ati bujarisht na ka dorëzuar Birin që ne të mund me të vërtetë të jetojmë. A e dëshiroj thellë këtë jetë për të gjithë botën.
  • Në “po-n” e tij përfundimtare të braktisjes tek Ati, Krishti na ka dhënë Shpirtin e Tij duke na mundësuar që të jemi dëshmitarë e tij dhe ta duam botën si ai. Çdo person që e shoh është vëllai ose motra për të cilin Krishti vdiq (khs. 1 Kor 8,11).

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«