Të shtunën, më 21 shtator, mbahet manifestimi kulturor “Takimet e Dom Mikelit”

Sep 16 • Kulturë

Këtë të shtunë, më 21 shtator 2019, në Stubëll të Epërm, komuna e Vitisë, do të mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor i përvjetshëm “Takimet e Dom Mikelit”.

 

PROGRAMI:

08:00 : Nisja nga Prishtina (autobusi pran Katedrales)

09:00- 09:30: Pritja e mysafirëve

09:35: Moment meditimi-reflektimi (Don Lush Gjergji)

09:55: Fjala e organizatorit

10:05: Tribuna shkencore: Pjetër Bogdani në 330 vjetorine e kalimit në përjetësi

11:15: Ora e madhe letrare

12:10: Ndarja e çmimit “Agim Ramadani” (për tri poezitë me të mira) & ndarja e çmimit Dr. Gjergj Gjergji.

12:15: Program argëtues

12:50: Dreka

 

Këto janë manifestime kulturore, që mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë, të pranuar nga Austro-Hungaria./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«