Me çfarë mund ta krahasojmë brezninë tonë?

Sep 18 • Meditimi i ditës

18 shtator 2019 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Tim 3,14-16; Ps 111,1-6; Lk 7,31-35)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.
Në kohën, si tani, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
si dhe për dashurinë tënde të pakufizuar ndaj meje.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.
Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndiej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që po më shqetësojnë?

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë a ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

– – – 

Lk 7, 31-35

 

31 Me kë, pra, t’i krahasoj njerëzit e kësaj breznie? Kujt i përngjasin? 32 U përngjasin fëmijaçave që rrinë ndër sheshe dhe e thërrasin njëri‑tjetrin, sipas asaj fjale:

‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet; bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’

33 Erdhi Gjon Pagëzuesi; as nuk hëngri bukë as nuk piu verë, e ju thoni: ‘Ka në trup djallin.’ 34 Erdhi Biri i njeriut: Ky ha e pi, e ju thoni: ‘Ja, gopçi, pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve!’

35 Por Urtisë i japin të drejtë bijtë e saj.”

– – – 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Hyji dëshiron që ne të gëzohemi në gjërat e mira të jetës. Kemi nevojë për të festuar miqësinë, martesën e familjen, lindjet, arritjet dhe lojërat. Hyji do të na pyes në fund: A i jeni gëzuar krijesavemia“? Dhe të shpresojmë se do të kemi përgjigje pozitive.
  • Por ekziston edhe ana tjetër e jetës. Duhet të ndjekim Jezusin në thyerjen e bukës dhe në pirjen e kupës (kelkut) të pasionit (mundimeve) të tij.
  • O Zot, unë di të hezitoj në pranimin e kryqit të përditshëm. E refuzoj dhimbjen, vuajtjen dhe humbjen. Më mëso se si tëgjej ty në vuajtje. Mundimi i Krishtit, më forco mua! Kjo do të thotë: “Më jep forcën dhe guximin,” e jo: “bëjtë zhduket dhimbja.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«