Familjet e krishtera janë damari i zemrës së Kishës
24 shtator 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Esd 6,7-8.12b.14-20; Ps 122,1-5; Lk 8,19-21)
Prania e Hyjit
Teksa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,
të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht..
Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.
Liria
”Jam i/e lirë”.
Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.
Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.
Faleminderit, o Zot.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.
Fjala
O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.
– – –
Lk 8,19-21
19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmëruan:
“Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.”
21 Ai iu përgjigj:
“Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.”
– – –
Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Lidhja jonë me Jezusin kapërcen, zgjeron dhe pasuron lidhjet familjare. Farefisnia e frymëzuar me hirin e shenjtë shkon edhe përtej lidhjeve të mishit e gjakut. Çiftet e krishtera janë të lidhura në Krishtin në mënyrë të privilegjuar kështu që familjet e krishtera janë damari i zemrës i bashkësisë së krishterë.
- Interneti i sotshëm mundëson që bashkësia në Krishtin të lulëzojë në mbarë botën. Kjo përfshin edhe bashkësinë e Momentit të Shenjtë e cila lutet në 20 gjuhë.
- Me të vërtetë, ti je me ne, O Zot, gjithmonë dhe gjithkund. Edhe ne luajmë një rol të rëndësishëm në afrimin dhe mbajtjen e botës bashkë rreth teje.
Bashkëbisedimi
Fjalët tua, o Zot, më mësojnë se si duhet të lus.
Urata e mrekullueshme Ati ynë
përmban gjithçka dua të them.
Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me Ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Ku e ke vendosur dritëzën e jetës tënde? Paragjykimi dhe zhvleftësimi i tjetrit në raport me vetën tonë »