Bëhesh ungjillizues vetëm kur je i lirë prej gjësendeve!

Sep 25 • Meditimi i ditës

25 shtator 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Esd 9,5-9; Ps.: Tob 13,2.4.6-8; Lk 9,1-6)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.
Në momente, si ky tani, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
si dhe për dashurinë tënde të pakufi ndaj meje.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.
Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, me stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

– – – 

Lk 9, 1-6

 

1 Jezusi i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u dha zotësi e pushtet mbi të gjithë djajtë si dhe aftësinë të shërojnë sëmundjet. 2 Pastaj i dërgoi të shpallin Mbretërinë e Hyjit dhe të shërojnë (të sëmurët). 3 E u tha:

“Asgjë mos merrni për udhëtim: as shkop, as strajcë, as bukë, as para, e secili të mos ketë më se dy këmisha. 4 Në atë shtëpi që të hyni, aty rrini derisa të qëndroni në atë vend. 5 Nëse ndokush nuk do t’ju pranojë, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin prej këmbëve tuaja si dëshmi kundër tyre.”

6 Ata u nisën dhe rende‑rendas u ranë fshatrave duke predikuar Ungjillin e duke shëruar gjithkund.

– – – 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Jezusi e lidh zotësinë dhe pushtetin me dashurinë empatike (të dhembshur) dhe shërbimin e përvuajtur. Do të lutem për Kishën, zyrtarët, shërbyesit e saj, që edhe ata të veprojnë si Jezusi.
    Jezusi premton se ai gjithmonë do të jetë me ne në qoftë se i lejojmë që të na përdor në dobësinë tonë. Ai na beson dhurata dhe fuqinë e tij për të shëruar. Fjala e fundit “gjithkundna tregon se hiri e mbajmë brenda nesh shtrihet dhe i kapërcen të gjitha pengesat njerëzore. Çdo akt dashurie, çdo lartësim në heshtje i zemrës sonë tërheq tërë botën më afër Hyjit.”

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit të Shenjtë.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«