Në Jezusin unë kam gjetur mikun, vëllain dhe mbretin

Sep 26 • Meditimi i ditës

26 shtator 2019 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Agj 1,1-8; Ps 149,1-6a.9b; Lk 9,7-9)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençurish.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Lk 9,7-9

7 Herodi tetrark kishte dëgjuar për të gjitha këto ngjarje dhe ishte shumë i shqetësuar, sepse disa thoshin: “U ngjall Gjoni së vdekuri!” 8 Disa të tjerë: “U duk Elia!” Disa të tjerë prapë: “U ngjall një prej profetëve të vjetër!”

9 Kurse Herodi tha: “Gjoni! Atij unë ia preva kokën! Po ky kush do të jetë, për të cilin po dëgjoj kaq shumë?” E kërkonte rastin ta shihte.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjttë:

 

  • “Kush është ky Jezusi?” Në komedinë muzikore “Jezu Krishti Superstar” Herodi thotë: “Ti je Krishti, i madhi Jezu Krishti. Evidentoje për mua që s`je i çmendur, kalo përmbi pishinën time.” Por Jezusi nuk është një showman (drejtues shfaqjeje), dhe s`guxoj të kërkoj nga ai çudira dhe shenja të jashtme. Veprimi i tij për ne shkon në thellësitë e zemrave tona.
  • Jezus, ti je dhurata bujare e Atit, duke banuar në ne. Ti na sjell në miqësi me Hyjin. Prandaj na prek në pikën më të thellë të qenies sonë. ‘Në të unë kam gjetur zemrën e një mbreti, zemrën e një shoku, zemrën e një vëllai.” (Shën Rikardi)

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »