Featured Video Play Icon

Njeti i Papa Françeskut për muajin tetor: të lind një pranverë misionare e Kishës

Oct 1 • Kisha në botë

Rrejti Botëror i Lutjes së Papës, sot ka publikuar videomesazhin e njetit të Papa Françeskut për muajin tetor, i cili i kushtohet misionit të Kishës.

Në këtë mesazh Papa kërkon prej të gjithë besimtarëve lutjen për misionin e Kishës në botë, që Shpirti Shenjt të zgjojë një pranverë të re misionare, duke e shpallur Krishtin në të gjitha poret e shoqërisë; nga ambientet kulturore deri te periferitë e njerëzimit.

Të kujtojmë se paradigma e jetës së Kishës është misionarike, sipas themeluesit të saj Jezus Krishtit, i cili dërgoi apostujt të shkojnë në mbarë botën e të kumtojnë ungjillin. Kjo ftesë, ngrishje, mision u bë paradigmë e kishës për të gjitha kohët, që të shkojë për të takuar njerëzimin për t’ia shpallur Krishtin, shpëtimtarin e botës. Misioni ad gentes, që Papa e thekson në mesazhin e tij, ka qëllimin e të qenit ndër njerëz, të të gjitha shtresave e të gjitha vendeve. 

 

Teksti i videomesazhit:

Sot është i nevojshëm një impuls i ri në veprimtarinë misionare të Kishës për t’u përballë me sfidën së kumtimit të Jezusit të vdekur e të ringjallur. Të arrijmë në periferi, në ambientet njerëzore, në ambientet kulturore dhe fetare ende të panjohura për Ungjillin: kjo është ajo veprimtaria që e quajmë “missio ad gentes” (shq. mision ndër njerëz).

E të kujtojmë se zemra e misionit të Kishës është lutja.

Në këtë Muaj të Jashtëzakonshëm Misionar, të lutemi që Shpirti Shenjt të zgjojë një pranverë të re misionare për të gjithë të pagëzuarit e të dërguarit e Kishës së Krishtit./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »