Muaji tetor në Kishën Katolike i kushtohet devocionit të Zojës Rruzare

Oct 7 • Këndvështrime

10 mënyrat si ta nderojmë me devocion në shtëpitë tona Zojën Rruzare gjatë muajit Tetor… edhe gjatë krejt vitit!

 

Në Kishën Katolike secili prej 12 muajve të vitit ka një devocion të caktuar? Është një mënyrë shumë e mirë si t’i bëjmë të pranishme në jetën tonë shpirtërore disa tradita të veçanta, simbole, ngjyra e madje edhe ushqime.

Tetori është muaji i Rruzares së Shenjtë. Këtu po paraqesim 10 mënyrat si mund të bashkëngjitni jetën dhe shtëpinë tuaj me Rruzaren. Ndoshta disa prej këtyre devocioneve do të zënë vend në kishëzën tuaj shtëpiake edhe pasi të ketë kaluar tetori!

 

1. Dizajnoje dhe pastaj punoje një kopsht të Rruzares

Tetori mbetet ende muaji i kopshtarisë (kujtoi krizantemat dhe margeritat Gerbera), por kjo s`do të thotë se nuk mund ta bëni këtë edhe në çdo kohë të vitit. E dini çfarë aktiviteti i bukur shpirtëror e kreativ mund të jetë ky për krejt familjen; ose një moment i thellë meditativ për ty.   Pse mos ta krijoni një pjesë të ecjes me misteret e Rruzares në kopshtin tuaj, në praninë e luleve, pemëve e shtatoreve (të Zojës v.j). Ja disa ide…

Kopshti i Rruzares mund ta ketë shtatoren e Marisë në qendër. Ndonjëra nga shtatoret mund të paraqes Zojën më Rruzaren në duar. Dhjetë shkallët e gurit mund të paraqesin dhjetëshet e Rruzares. Nëse shkallët janë në ngjitura njëra me tjetrën ato mund të paraqesin një hapësirë të dukshme lutjeje; nëse ato janë larg njëra-tjetrës ato mund t`i shfrytëzoni për t`i lutur dhjetëshet në secilën prej tyre.

Planifiko cilat lule do t’i mbjellësh gjatë vitit. Lulet zgjidhi në atë mënyrë që ato ta kujtojnë Marinë, siç janë Marigolds (Mary`s Gold\Ari i Marisë). Një shtatore po ashtu e Jezusit dhe/ose Shën Jozefit afër asaj të Marisë do ua kujtoj Familjen e Shenjtë, kur ta lutni Rruzaren.

Varësisht nga madhësia e kopshtit ju mund të keni katër hapësira: të gëzimit, të mundimit, të lavdisë dhe të dritës. Mund ta përdorni kreativitetin tuaj në stolisjen e këtyre hapësirave me lule. Hapësira e kopshtit kushtuar mistereve të gëzimit mund të përshijë stolisjen, në mënyrë që të paraqes Lajmërimin e engjëllit. Hapësira e dhembjes mund të përfshijë një ulëse ku mund të kaloni një moment lutje me Jezusin në Kopshtin e Gjetsemanit. Hapësira e kopshtit dedikuar mistereve të lavdisë mund të përshijë lule të shndritshme festive, të cilat do iu kujtojnë fitoren e Ringjalljes. Kopshti i mistereve të dritës mund të stoliset me lulet ngjyrë të verdhë dhe të bardhë, të cilat iu kujtojnë dritën. Po ashtu mund të shtoni në kopsht edhe një kënd më guaca, të cilat simbolizojën pagëzimin e Jezusit nga Shën Gjon Pagëzuesi. Lejoje kreativitetin tënd dhe lutjen të behën udhërrëfyese për ty!

 

2. Vendosni shtatoren e Zojës Rruzare në tryezën e ngrënjës apo ndonjë vend tjetër të dukshëm të shtëpisë tuaj

Merr një mbulesë tryeze të kaltër e cila ua kujton Marinë, ose edhe të bardhë për dëlirësinë e saj dhe e kombinonin me shtatoren apo një pikturë të Marisë. Aty mund të shtoni lule të freskëta gjatë gjithë muajit dhe qirinj që do të bëjnë dritë edhe gjatë natës. Për sa kohë zgjatë muaji i Rruzaren, mbajeni një foto të saj në display-n e telefonit dhe PC tuaj.

 

3. Përgatit ushqim për Mbretëreshën

Bëjë një drekë me motiv marian. Ja disa mundësi: Pasi rozmarina është një barishte që na asocion në Marinë, ju mund të përgatitni një drekë më mish pule të marinuar me rozmarinë, kurse për ëmbëlsirë bëjë me qirinj një rruzare apo një dhjetëshe keksa apo ëmbëlsirë të vegjël, me petale lulesh në maje apo edhe akullore me ngjyrë të kaltër apo të bardhë. Ose bëje një Bundt cake, i cili për nga forma e vet duket si kurorë, me çka na kujton Marinë Mbretëreshë.

 

4. Shto në lutjet tua edhe lutje të frymëzuara nga Rruzarja

Lute Të falëm Mari gjtatë bekimit të bukës (mëngjes, drekë dhe darkë). Ose luteni njërën prej lutjeve më pak të njohura që lidhet me Rruzaren, siç është Të falem Mbretëresha, Lutjen e Fatimes ose Besojmën e Apostujve. Mund të jetë ky një moment i rëndësishëm që t`i kushtoni më shumë kohë leximit rreth Marisë dhe Rruzares, por po ashtu edhe ta bëni aktin e kushtimit Asaj.

 

5. Mbushe kohën tënde me musikë dhe vepra arti që e nderojnë Marinë

Pavarësisht se a janë këngë Gregoriane për Marinë, Magnificat i Bachut apo Ave Maria e Pavarotit, mbushe shtëpinë tënde me tingujt e bukur që nderojnë nënën tonë qiellore. Nëse luani vet ndonjë instrument, mund të provoni diçka nga: “On This Day, O Beautiful Mother,” apo “Gentle Woman.”

Po ashtu, pse të mos meditohen veprat e mrekullueshme kushtuar Marisë? Arti religjioz nuk është vetëm për kishën. Hulumto të gjesh veprat klasike kushtuar Marisë dhe përzgjedh ato më të pëlqyerat; pastaj printo disa nga to që ta dekorosh shtëpinë. Da Vinçi, Raphael, Botticelli… janë thesar për piktura të bukura. Dëshiron ta shohësh pikturën e Zojës Rruzare? Kërko në internet, “Our Lady of the Rosary”, 1840, nga Tommaso Minardi, “Our Lady of the Rosary” nga Carlo Ceresa (1609-1679) os e të mahnitshmen “Our Lady of the Rosary” e cila i njihet Garcia de Bouzas nga Santiago de Compostela, Spanjë.

 

6. Lexo klasikët marian

Ja disa nga sugjerimet tona: The Secret of the Rosary or True Devotion to Mary nga  St. Louis de MontfordThe Little Office of the Blessed Virgin MaryThe Imitation of Mary nga Thomas a Kempis; The World’s First Love: Mary, Mother of God nga Fulton Sheen.  

 

7. Devocioni i të shtunës në nderim të Marisë

Të shtunën Kisha e ka ndarë për Nënën tonë, Zojën e Bekuar. Vizito njërën prej kishave ku mund të gjeni altar ose kapele kushtuar Zojës ose edhe një shtatore të saj dhe kështu kërko ndërmjetësinë e saj. Është një ditë e veçantë për t`iu dhënë tërësisht Asaj dhe ta lejosh atë të përgatitë për marrjen sa më të denjë të Birit të saj në Eukaristi, në vigjilje të së dielës apo të ditën e diele. Merre në konsideratë edhe mundësinë që të rrëfehesh të shtunën, si pjesë e përgatitjes tënde për kungim.

 

8. Bëj vepra të veçanta të bamirësisë/mëshirës

Zgjedh njërën nga ditët e festës në tetor – p.sh. Festën e  Zojës Rruzare (7 tetor), të shtunat (pasi të gjitha të shtunat janë të kushtuar Marisë), ose festën e Shën Gjon Palit II, me 22 tetor (i cili ka qenë i njohur për devocionin e tij ndaj Rruzares) – si dhe bëjë ndonjë veprim bamirësie e mëshirë ndaj dikujt në nevojë. Ofroja atë vepër dashurie Jezusit përmes Zemrës së Papërlyer të Marisë.

 

9. Lute Rruzaren çdo ditë gjatë krejt muajit Tetor, mundësisht lute me krejt familjën

Nëse deri sot nuk e kë bërë, pse mos ta lutësh Rruzaren çdo ditë. Po ashtu, provo ta thuash Rruzaren bashkë me familjen, së paku një dhjetëshe. Secili anëtar i familjes le ta shprehë njetin e vet për të cilin ka dëshirë të lutet e tërë familja.

 

10. Gjëje mënyra që ta bashkëndash Rrozaren me të tjerët

Mund t`i japësh rruzare ndonjë miku që po kalon nëpër sfida jetësore, ose dërgoj disa në spitalin më të afërt për pacientë që janë në nevojë. Po ashtu, do ishte mirë t`i bashkoheshe një grupi lutjeje në famulli, i cili lutë Rruzaren dhe ta shijosh bukurinë e të lutjes së Rruzaren në bashkësi. Madje, ti vet mund të krijosh një grup me familjarë apo miq gjatë këtij muaji, që të Premten e Parë apo të Shtunën e Parë, të luteni dhe të kalonin kohën së bashku me Marinë. Nëse ke mundësi ta lutesh Rruzaren çdo javë, bashkoju Vëllazërisë së Rruzares (nëse një e tillë nuk ekziston në vendin tënd, atë mund ta kompensosh me lutjen e rruzares në famulli), duke ndarë me ta lutjet e tua dhe duke krijuar një lidhje të bukur mbështetje për njëri-tjetrin./drita.info

Burimi: aleteia.org

Përkthimi: vb

Shpërndaje

Comments are closed.

«