SH. B. “DRITA” merr pjesë në Panairin Vjeshtor të Librit AAB 2019

Oct 10 • Kulturë

Dje, më 9 tetor në ambientet e Kolegjit AAB ka filluar Panairi Vjeshtor i Librit 2019, i cili do të zgjasë deri më 12 tetor 2019. Ky është Panairi Vjeshtor i Librit, dyti me radhë, që organizohet nga Kolegji AAB, në të cilin marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Franca, etj., në mesin e të cilave edhe shtëpia jonë botuese “DRITA”.

Sh. B. “Drita”  merr pjesë me 100 tituj librash, të cilat iu ofrohen lexuesit me çmim të volitshëm, me ulje nga 50%-70%.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë deri më 12 tetor, nga ora 08.00-18.00. Krahas ekspozimit dhe shitjes së librave me çmime speciale për studentë, në kuadër të programit të këtij edicioni do të bëhet edhe promovimi i dhjetëra titujve të rinj./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«