Zoti e edukon zemrën tonë për drejtësi dhe dashuri

Oct 16 • Meditimi i ditës

16 tetor 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Rom 2,1-11; Ps 62,2-3.6-7.9; Lk 11,42-46)

 

Prania e Hyjit

Kur jam i grishur të rri me mikun,

mezi e pres këtë dhe e ndiej veten se po më bëhet nder.

Kur më grish Hyji që ta kaloj një kohë në praninë e tij,

Ai dëshiron që ta njoh dhe ta ndiej dashurinë e tij.

Me besim dhe shpresë ia çeli Zotit mendjen dhe zemrën,

dhe lus që të më ndihmojë që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për dashurinë dhe praninë e tij.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.

Madje edhe nëse jam i/e robëruar fizikisht, shpirti im është i lirë.

Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me ndihmën tënde, ta përdori mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet, uljet dhe atë mesin, rutinën e përditshme.

A mund ta vërej ku ka qenë Hyji i pranishëm në gjithë këtë?

 

Fjala e Zotit

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit të Shenjtë, pa u ngutur, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a fjali që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro aty aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

Lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 11, 42-46

42 Porse; vaj për ju, o farisenj që jepni të dhjetën e mendrës, të ryzës e të çdo barishteje, por e lini pas shpine drejtësinë dhe dashurinë e Hyjit! Këto të fundit është dashur të bëhen e ato të parat s’është dashur të lihen!

43 Vaj për ju farisenj, sepse jua ka ënda katedrën e parë në sinagoga dhe përshëndetjet në sheshe!

44 Të mjerët ju, sepse jeni porsi varret që nuk shihen e njerëzit, pa ditur, ecin mbi to!”

45 Atëherë një mësues i Ligjit i tha:

“Mësues, ti, duke folur kështu, po na fyen edhe ne!”

46 “Vaj edhe për ju, mësues të Ligjit ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ sepse u ngarkoni njerëzve barrë që mezi mund të mbarten, ndërsa ju vetë as me gisht të dorës nuk i prekni!

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi fragmentin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Njerëzit janë të mbingarkuar me ligje. Jezusi ndjen keqardhje për ta dhe fuqimisht i mbron prej ligjeve aq të shumta. A jam i/e ndjeshëm/e ndaj proceseve që zhvillohen në zemrën e një personi të varfër? A e lë ndonjëherë pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Zotit?
  • O Zot, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për preokupimet e mia të panevojshme dhe mbushe zemrën time me frymën e dashurisë dhe të drejtësisë. Merre zemrën time të varfër dhe bëje që ajo t`i përngjajë zemrës sate.

 

Bashkëbisedimi

Nuk po më vijnë lehtë fjalët, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shihe dëshirën e madhe për paqe.

Më ruaj, o Zot. E di se gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »