Më e rëndësishmja është sa dashuri ke dhuruar 

Oct 17 • Kulturë

(Çast lirik përshpirtërie me Nënën Tereze, në dyzetvjetorin e nderimit me Çmimin Nobel)

 

Nga Prend Buzhala



Më e rëndësishmja qenka
sa dashuri ke dhuruar
në secilin hap të jetës sate
e për secilën qenie në këtë botë,
Ke mësuar në jetë:
si ta ngresh në këmbë një shpirt të lënduar
i lënduari është njeriu.
E vetë shembesh për tokë.

Nuk fshihet psherëtima,
thuaja njeriut Fjalën Më Të Bukur:
Në Çaste Krijimi e Gjithëkrijimi,
aty ëndrrën e ke të strukur./drita.info

(17 tetor 2019)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

«