Imzot Dodë Gjergji me prijësit fetarë të Kosovës në takim me Konteshën e Wessex

Oct 18 • Kisha në Kosovë

Sot, në orët e paradites, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Imzot Dodë Gjergj, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtina, ka marrë pjesë në takimin e prijësve fetarë të Kosovës me LSM Konteshën e Wessex, për t’i diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për ta luftuar stigmën – shkruan Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë në profilin e saj zyrtar në facebook.

LSM Kontesha e Wessex – thuhet në këtë shkrim – e cilësoi inkurajues faktin që udhëheqësit fetarë të Kosovës nënshkruan, në korrik, një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të mbijetuarve dhe se ata po e përcjellin këtë deklaratë me veprime për ta luftuar stigmën që lidhet me dhunën seksuale.
Si rezultat i kësaj pune, Kosova do të jetë në pozitë më të mirë që të jetë nënshkruese e Deklaratës Globale të Humanizmit, që do të lëshohet nga udhëheqësit ndërkombëtarë të fesë dhe besimit në konferencën e ardhshme ndërkombëtare mbi Nismën për parandalimin e dhunës seksuale (PSVI), nikoqire e së cilës do të jetë Britania e Madhe, të titulluar “Koha për Drejtësi: Vënia e të mbijetuarve në radhë të parë”./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«