A lutem para se të marr ndonjë vendim

Oct 28 • Meditimi i ditës

28 tetor 2019 – E hënë, Shën Simoni dhe Judë Tadeu, Ap., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Ef 2,19-22; Ps 19,2-5; Lk 6,12-19)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës a të natës.

Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.

Çfarë bekimi i mrekullueshëm!

Nuk kam nevojë për telefon apo e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 Lehtë është të bihet në grackën e pasurive të kësaj bote.

Ma jep hirin, o Zot, që të mund të jem i lirë nga lakmia, grykësia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë të pableshme – falas.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe shoqërimi.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, të jem edhe më i/e vetëdijshëm/e për afërsinë tënde.

Më mëso se si të të njoh në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke shfaqur përkujdesjen tënde ndaj meje.

 

Fjala e Zotit

 Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 6, 12-16

12 Ndër ato ditë Jezusi shkoi në një mal për t’u lutur. Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit. 13 Kur zbardhi drita, i thirri nxënësit e vet e prej tyre zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët edhe i quajti apostuj: 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andreun, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun, 15 Mateun, e Tomën, Jakobin e Alfeut, Simonin që quhej Zelltar, 16 Judën e Jakobit edhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi fragmentin sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Jezusi e mori vendimin pas një nate të kaluar në lutje. Kur jam lutur herën e fundit përpara se të marrë ndonjë vendim? A ia besoj Zotit të gjitha vendimet e mia si një prindi të mençur dhe të dashur?
  • O Zot, më ke gdhendur në pëllëmbët e duarve të tua. Ti gjithmonë më ke në mendje dhe në zemër. Në këtë “Moment të Shenjtë” të lutjes po e kërkoj ndihmën dhe udhëheqjen tënde te të gjitha ato gjëra që përpiqem t`i bëj, pa marrë parasysh se sa të parëndësishme mund të duken. Më ruaj edhe më vazhdim.

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit të Shenjt që pikërisht e kam lexuar.

Çfarë më ka nxitur më së shumti në mendime?

Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë nga kujtesa më dalin fjalët e mikut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar më parë.

Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çfarë teksti i Shkrimit të Shenjtë provon të më thotë?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kohës së lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »