Të besosh në farën e mirë që Zoti ka mbjell në ty
29 tetor 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Rom 8,18-25; Ps 126,1-6; Lk 13,18-21)
Prania e Hyjit
“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.
Liria
Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj të gjitha brengat personale,
që të jem i/e hapur se çka kërkon Hyji prej meje,
që t`i dorëzohem udhëheqjes së Krijuesit i cili më do.
Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhuruar.
E ndafsha këtë bekim gjithmonë me të tjerët.
Fjala e Zotit
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.
Lk 13, 18-21
18 Atëherë u tha:
“Me çka është e ngjashme Mbretëria e Hyjit? Me çka ta krahasoj? 19 Është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në kopsht të vet. Ajo me kohë u zhvillua e u bë pemë dhe shpendët e qiellit bënë çerdhe në degët e saj.”
20 Dhe vijoi:
“Me çka tjetër ta krahasoj Mbretërinë e Hyjit? 21 Ajo i përngjan tharmit, të cilin e mori gruaja, e përzjeu me tri masë miell, derisa u mbrua krejt.”
Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime lidhur me fragmentin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Do t`i rishikoj sot detyrat e mia të përditshme të jetës sime. A paraqesin ato një sfidë për mua? A bëhem i/e dekurajuar, a më lëshon zemra kur s`i shoh menjëherë rezultatet, kur ato s`ekzistojnë?
- O Zot, më mëso ta njoh farën e shndërrimit që e ke mbjellë brenda meje. Më ndihmo që ta kuptoj se Mbretëria është tani duke u rritur në mua, dhe se je i/e pranishëm në gjëra të vogla dhe të mëdha në jetën time të përditshme.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër që do të të besoj gjithmonë.
Faleminderit që më do.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që kam mundur t`i kaloj disa momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen
« A lutem para se të marr ndonjë vendim Ki kujdes nga shpresat e rreme! »