Njeti Papës për muajin nëntor: të lutemi për shpirtin e dialogut, takimit dhe pajtimit në Lindjen e Mesme
“Të lutemi që në Lindjen e Mesme të lind një shpirt i dialogut, i takimit dhe i pajtimit.” Kjo është grishja që Papa ju bën të krishterëve në videomesazhin e muajit nëntor të realizuar nga Rrjeti botëror i lutjes së Papa Françeskut, i cili shpërndan njetin e lutjes mujore të Papës.
Teksti i plotë i Papës:
Në lindjen e mesme bashkëjetesa dhe dialogu mes religjioneve monoteiste bazohet në lidhjet e tyre shpirtërore dhe historike.
Nga kjo tokë na ka mbërri Lajmi i Mirë i Jezusit të ringjallur nga dashuria.
Sot, shumë bashkësi të krishtera, bashkë me ato hebreje dhe myslimane, punojnë për paqen, pajtimin dhe faljen.
Të lutemi që në Lindjen e Mesme të lind një shpirt i dialogut, i takimit dhe i pajtimit./drita.info
« Ringjallja e Kishës në Shqipëri Nëpërmjet dëgjimit të Fjalës në veprimtarinë bartore të Kishës »