Famullia e Pjetërshanit del fituese e Turnirit Dioqezan në futboll “Imzot Mark Sopi” 2019

Nov 12 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Në mesin e 21 ekipeve të Famullive të Dioqezës Prizren-Prishtinë, Famullia e Pjetërshanit doli fituese e Turnirit Dioqezan në futboll të vogël “Imzot Mark Sopi” 2019, e cila e mposhti në finale Famullinë e Novosellës.

Tashmë tradicionalisht në dioqezën tonë Prizren-Prishtinë mbahet turniri i futbollit të vogël, i cili përbëhet nga ekipet e famullive. Sivjet u mbajt këtë të shtunë, më 9 nëntor, në sallën sportive “Don Bosko” në Prishtinë.

Në atmosferën miqësore sportive u takun 21 ekipe nga këto Famulli: Pjetërshani, Zllakuqani, Gjakova, Letnica, Peja, Bishtazhini, Gllaviçica, Velezha, Zymi, Beci, Binça, Gllogjani, Doblibara, Prishtina, Llapushniku, Novosella, Stublla, Budisalci, Klina, Prizreni, Priftat.

Përveç kupës së fituesit, u nda edhe kupa për lojtarin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe portierin më të mirë të turnirit./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »