Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë Ambasadoren e Francës Znj. Mrs. Marie-Christine BUTEL

Nov 14 • Kisha në Kosovë

Sot, më 14 nëntor, në orët e paradites, Imzot Dodë Gjergji ka pritur në vizitë në Rezidencën e tij në Prishtinë, ambasadoren e re të Francës Znj. Mrs. Marie-Christine BUTEL.

Takimi ishte i karakterit njohës dhe prezantues mes dy institucioneve. Ambasadorja Butel ishte e interesuar për t’u njohur drejtpërdrejt me Kishën Katolike dhe gjendjen e besimtarëve katolikë në Kosovë, raportet ndërfetare dhe ekumenike, kisha dhe shteti e të tjera.

Imzot Dodë Gjergji, e falënderoj ambasadoren Butel për interesimin dhe shprehi kënaqësinë që të vazhdojmë raportet e mira mes Dioqezës Prizren-Prishtinë dhe Ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«