Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë Ambasadorin Samuel Brownback dhe Philip S. Kosnett

Nov 15 • Kisha në Kosovë

Në orët e pasdites së djeshme, më 14 nëntor, ambasadori Samuel Brownback, nga Uashingtoni i ngarkuar për lirinë fetare ndërkombëtare, i cili ka qëndruar në vizitë njëditore në Kosovë, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë z. Kosnett, dhe ekipin e tij përcjellës, ka vizituar Dioqezën Prizren-Prishtinë, ku u prit nga ordinari, Imzot Dodë Gjergji, Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi.

Gjatë takimit një orësh, u bisedua për lirinë fetare në Kosovë, gjendjen e religjioneve dhe raportin e ndërsjellë të tyre, për mungesën e ligjit të bashkësive fetare si mungesë e madhe në funksionalizimin e tyre dhe si një hendikep për legjislaturën kosovare, për realizimin e pajtimit dhe faljes në mes popujve dhe besimve në rajon dhe në vend.

Pas takimit në Rezidencë, me dëshirën e ambasadorëve, u bë një vizitë në Katedralen Shën Nënë Tereza, me të cilën u njohën për stilin, kontributin në ndërtim dhe veprat artistike të saj./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«